Surprizon Edi Rama, zbulon nga Shkozeti që është dhëndër në Krujë: Linda nga e ëma…!

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Shkozet në një fabrikë këpucësh ku ka biseduar me drejtuesit e firmës në një drekë të shtruar edhe në praninë e dhjetëra punëtoreve.

Po kështu ishin të pranishëm edhe Fidel Ylli e Vangjush Dako.

Por ndërsa një nga gratë e tavolinës së tij i përmend Krujën, kryeministri rrëfen se është dhëndër në Krujë.

Gruaja: Ajo goca kësaj radhe, zgjedhje e mirë për Krujën.

Rama: Eglantina? Krutane pra!

Gruaja: Krutane mo!

Rama: Po e di që unë jam dhëndërr në Krujë?

Gruaja: E di ene atë.

Rama: Se nga e ëma Linda është krutane.

Gruaja: E njohim.

Rama: E njihni?

Gruaja: Posi jo.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *