Vuçiç: Faleminderit qëndrimit të Erdoganit për Shqipërinë e Madhe…

21 Qershor 2017, 08:52Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se frikohet “se nuk jemi të gatshëm për ndryshime kushtetuese”, transmeton Koha.net.

“Nuk duhet hyrë në procesin e ndryshimit të Kushtetutës nëse nuk jemi në gjendje të merremi vesh se si ky akt do të duket gjatë 30 ose 50 vjetëve të ardhshëm”, ka thënë për Rts Vuçiç.

Në preambulën e Kushtetutës serbe Kosova përshkruhet si pjesë përbërëse Serbisë.

Vuçiç për televizionin publik serb ka folur edhe për dialogun me Kosovën.

“Cilado shumicë të jetë në Prishtinë, s’kemi për të qenë shumë të lumtur, porse dialogu duhet të vazhdojë për shkak të ekzistencës dhe sigurisë së serbëve”, ka thënë ai.

Duke shtuar se “Beogradi edhe në të ardhmen do të thirret në Marrëveshjen e Brukselit e shqiptarët do ta refuzojnë ta zbatojnë atë.

Vuçiq ka falënderuar qëndrimin e kryetarit turk Rexhep Taip Erdogan i cila ka thënë se “është kundër krijimit të Shqipërisë së madhe”.

“I jam shumë falënderues kryetarit turk. Në fillim të korrikut shkoj në një konferencë të madhe në Turqi dhe atje do të takohem me të e me kryetarin e rus Vladimir Putinin.

Është me rëndësi të kemi marrëdhëniet të mira me Turqinë”, ka thënë ai duke shtuar se pas kësaj Erdogan me dy avionë me biznesmenë do të shkojë në Beograd. Kryetari serb më 17 korrik takohet me nënpresidentin e SHBA-së Mike Pence.

5 komente në “Vuçiç: Faleminderit qëndrimit të Erdoganit për Shqipërinë e Madhe…”

  1. sali Serbi says:

    Politika turke,historikisht ka qene e tille. Ne kushte te zhvillimev normale ,tregohet shume e interesuar per Shqiperine,ne kushte tensionesh ,menjehere fillon allishverishet me Greket dhe Serbet. Eshte shteti me antishqiptar qe ka njohur historia e Ballkanit. Jane fund e krye pa din e pa iman,pa turp e pa nder. Kete fytyre kane treguar prej 500 vjetesh. Si shume shtete e poltika te tjera ata bejne shume moral per te fashitur tendencat e te tjereve por çfaqen mizor dhe te pameshirshem per te ruajtur interesat e tyre pa marre parasysh asnje norme morale e njerzore. 500 vjet mizori mbi trojet shqiptare,shitblerje njerezish dhe trojesh, nje korupsion tradicional i gjithe rangjeve te qeveritareve qe nuk njihnin as ligj e as moral veti te pshtira qe na kane mbetur akoma edhe ketu.ç’nuk kane bere keta turq qe kane mbetur akoma me mentalitetin e mesjetes.Helm e vrere trashegojme prej tyre.Aktet me mizore,deri ne genocid kane ushtruar ata ndaj popullsise shqiptare gjate 500 vjeteve.Edhe sot çfaqen si te tille.Vete investimet e tyre fatare ne Shqiperi tregojne edhe njehere fytyren e vertete te tyre, fytyren e antishqiptareve te pandreqshem.

    1. Armandi says:

      Çfarë flet more gomar antishqiptar me fjalë vuçiçash, vallë armatosja e Kosovës dhe Shqipërisë nga Turqia bëhet për mustaqet e Qelos?!

  2. Adhurues i TEMES says:

    ku e ke komentin o zagar, pse e bllokoni o idjotat sunite shqipfoles fshatare te camerise.

    1. Theatrical says:

      o buzeviç
      1-Shqieria nuk ka ndonje synim te behet e “madhe”,e madhe kerkon te behet Serbia dhe Greqia,ate enderr qe kishin shqiptaret,Kosova,ajo e fitoi Pavaresine..Shqiperia dhe Kosova kane nevoje te forcohen ekonomikisht
      2-Turqine nuk e pyeti kush kur Shqiperia fitoi pavaersine ne 1912,dhe as nuk u pyet kur Kosova iu shkeput Yugosllavise..ishin te tjere koka ata qe vendosen
      3-Miqesia me Turqine ka rendesi te madhe deri ne nje pike ku na intereson,por pa ndonje rendesi te madhe per çeshtje ku jane krejt te tjere qe i “levizin guret”
      4-,”mosndryshimi i kufinjve”… me shume se per Shqiperine,eshte nje paralajmerim per Serbine e cila ka problem Kosoven,si edhe per Greqine qe ka pretendimet e saj mbi Jugun e Shqiperise

    2. toni says:

      Vllazeria sunite-ortodokse, “abramik brother”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje