Zbardhet vendimi i Strasburgut për “21 Janarin”, qeveria gati të rihapë çështjen. Llalla shkeli konventat gjatë hetimeve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ngjarja e 21 Janarit 2011 ku u vranë 4 persona në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, rrezikon që të rihapet.

Dje është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi i marrë nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut e Strasburgut, e cila detyroi qeverinë që të dëmshpërblente familjarët e të ndjerit Ziver Veizi.

Sipas dokumentit, familjarët kanë pretenduar për mungesën e një hetimi efikas mbi vdekjen e anëtarëve të familjes.

“Ankuesit u shprehën se sipas nenit 2 dhe 13 të Konventës, atyre iu ishte mohuar e drejta për të marrë informacion në dosjen e hetimit.

Në vijim, ata u ankuan edhe sipas nenit 6 të Konventës për një shkelje të së drejtës së tyre për të hyrë në gjykatë, duke iu referuar refuzimit të Gjykatës së Rrethit, Tiranë, për të shqyrtuar padinë e tyre civile për dëmet, padi e cila ishte paraqitur gjatë procedimeve kryesore penale kundër të bashkakuzuarve, për shkak se ata nuk kishin paguar tarifat gjyqësore të plota”, thuhet në vendim.

Më tej theksohet se, pas negociatave fillestare të pasuksesshme për një zgjidhje miqësore, me anë të letrës së datës 23 dhjetor 2016, qeveria informoi Gjykatën se propozonte të bënte një deklaratë për zgjidhjen e çështjeve të ngritura nga ankimi.

Në vijim, qeveria i kërkoi Gjykatës ta nxirrte ankimin nga lista e çështjeve. Interesant është fakti se qeveria në letrën e saj e pranon hapur se prokuroria ka shkelur 3 nene të Konventës së të Drejtave të Njeriut mbi hetimet.

“Qeveria shpreh keqardhjen për vdekjen e babait dhe vëllezërve të ankuesve në protestën e 21 janarit të vitit 2011. Palët pranojnë se kompensimi, duke përfshirë dëmet monetare dhe jomonetare në lidhje me këtë vdekje, do të adresohet nga gjykatat vendëse.

Në vijim, Qeveria pranon se hetimi i zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së vëllezërve të ankuesve nuk ishte në përputhje me nenet 2,13 dhe 6 të Konventës, dhe se këto çështje nuk janë adresuar në procedimet penale vendëse të përmendura më sipër”, thuhet në vendim.

Rihapja e çështjes

Qeveria, në deklaratën e saj në Gjykatën e Strasburgut, përveçse ka pranuar të dëmshpërblejë familjarët e Veizit, ka treguar gatishmëri për të rihapur çështjen dhe familjarët të jenë pjesë e saj, duke u njohur me të gjithë provat dhe detajet.

“Gjithashtu, Qeveria ndërmerr të rihapë procedimet penale vendëse në këtë çështje për të përfshirë të afërmit e viktimës në këto procedime. Qeveria është e përgatitur të paguajë kompensim të drejtë për: Ana Veizi, EUR 39,000 (tridhjetë e nëntë mijë euro) Klajdi Veizi, EUR 39,000; Zabit Deda, EUR 15,600; Çaush Veizi, EUR 15,600”, thuhet në deklarimet që ka bërë qeveria.

Sipas vendimit, këto shuma do të kthehen në vlerën monetare vendëse në normën e zbatueshme në datën e pagesës dhe do të paguhen brenda tre muajve nga data e njoftimit të vendimit të marrë nga Gjykata për ta përjashtuar ankesën nga lista e çështjeve.

Në vendim përmendet dhe avokati i familjarëve, Dorian Matlija, i cili ka pranuar marrëveshjen e arritur me qeverinë. “Unë, D. Matlija, vërej se Qeveria e Shqipërisë është e përgatitur të pranojë deklaratën e mëposhtme (…)

Pasi jam konsultuar me ankuesit, unë ju informoj se ata e pranojnë propozimin dhe heqin dorë nga çdo kërkesë tjetër në lidhje me faktet që ngritën këtë ankim. Ata deklarojnë se kjo përbën një zgjidhje përfundimtare të çështjes”, është shprehur ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Zbardhet vendimi i Strasburgut për “21 Janarin”, qeveria gati të rihapë çështjen. Llalla shkeli konventat gjatë hetimeve”

  1. Bastardi me valixhe druri says:

    Te rihapet dhe menjehere pas zgjedhjeve,kjo meriton te jete ceshtja e pare qe duhet te hapet nga organet e reja te vetingut,por pasi te kete ikur prokurori i dhalles dhe i arapashit.

  2. Lugati says:

    hahaha na paskan hap ceshtjen tre dit para zgjedhjeve cer koicidencash..cer mashtrusash

  3. risku says:

    cfare rreziku ka qe te rihapet – gazetari se ka pat mendjen kur ka shkruar…

  4. taraboshi says:

    Nxirreni komentin e taraboshit ashtu si e sa eshte se iku per nje moment interneti

  5. Aqifi says:

    Po ata qē benë vrasjen do të marin shperblim??,se në burg nuk shkuan.Shqiperi hesapi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *