Basha tregon sakrificën e zgjedhjeve: Kam ecur me kilometra të tërë

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar takimin përmbllës elektoral në qytetin e Korçës ku ka treguar se gjatë kësaj fushate ka sakrifikuar shumë pasi ka ecur me kilometra të tërë.

Ai ka treguar se Shiqipëria ka halle dhe e vetmja zgjidhje për to është plani i tij ekonomik dhe asgjë tjetër.

Basha ftoi korçarët që më 25 qershor të votojnë masivisht partinë që ai drejton, si në vitin 1992 pasi sipas tij ka ekipin e duhur dhe po bëhet gati që të zbatojë planin.

“PD dhe ekipi i saj bëhet gati që të zbatojë programin e saj që garanton ekonomi të fortë për Korçën dhe për të gjithë shqiptarët. Kudo ku kam qenë kam ecur me kilometra të tërë, dhe njerëzit më kanë thënë se bëhen gati të votojnë për PD si në vitin 1992, për ekipin tonë fitues dhe planin tonë ekonomik”, tha Basha gjatë takimit.

 

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Basha tregon sakrificën e zgjedhjeve: Kam ecur me kilometra të tërë”

  1. Zhin Zhoni says:

    Ngele duke gënjyer dynjanë o Lul

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *