Braçe -Metës: Kur dhelpra nuk e arriti rrushin, tha “e ka zënë Ebola”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas deklaratave të Presidentit të zgjedhur, Ilir Meta, që e cilësoi Rilindjen, si sëmundja e Ebolas.

Përmes një postimi në facebook Braçe shkuan se  kur dhelpra nuk e arriti rrushin tha “e ka zënë Ebola”.

Me tej ai shkruan se LSI u lodh duke e kërkuar ta blejë Ebolën me lekë.

Këtë postim Braçe e shoqëron dhe më një fotografi ku shfaqet një kalavesh rrushi nga Krutja e Lushnjës, ku ai kandidon për deputet.

Postimi i Braçes

“Kur dhelpra nuk e arriti rrushin, tha ‘e ka zënë Ebola’! Në Krutje është i tillë, i pastër, thuajse natyral, pa fara dhe dedikuar diabetikëve.

vo: edhe njëherë, tregojuni injoranteve partiake ç’është Ebola; u neruan duke e kërkuar ta blejnë me lekë”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/brace-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/brace.png","attachment_id":"711342"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/erion_brace_facebook_dielli-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/erion_brace_facebook_dielli.jpg","attachment_id":"705625"}]
        
        Loading...
        

2 komente në “Braçe -Metës: Kur dhelpra nuk e arriti rrushin, tha “e ka zënë Ebola””

  1. Alban Dega says:

    Fakte dhe mendime

    KU HUMBI QETESIA DHE DASHURIA !?

    – Vate edhe fytyra… Po te pakten shpetoni trurin… mendjen ! Ebola dhe kanceri !?
    – Zot ruajna mendet e krese !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Po behen qesharake…. Po behen edhe me mistrece se ata femijet e keqinj qe sapo zihen me shoqi- shoqin nuk lene gje pa thene e sajuar kunder njeri- tjetrit.
    Ia prune ne maje te hundes Edi Rames !
    E vune midis murit dhe shpates !
    Ju shpifen si arrogant kur te tjeret e kercenonin me guerilje e Motolotove ala Chegevara, me pjekje ne hell e hedhje ne Lane !
    Ata nuk ishin arrogantet as ultimatumdhenesit. Ata ishin “paqesore” 24 karat terroriste!
    Sapo zbatoi ultimatumim me qetesi e dashuri iu versulen duke e vendosur midis shpatave te tyre dhe murit te Cadres se Berishes!
    Shkurt: hyp se te vrava.. zbrit se te preva !
    Bakllavane per vete !
    Krundet Edi Rames !
    Sukseset LSI-se !
    Deshtimet PS-se !
    Derisa i erdhi fundi
    Qetesi – dashurise !
    Le te flasin faktet e gjalla :
    LSI ka drejtuar politikisht Ministrine e Bujqesise per vite te tera. Ishte qeveria e bujqesise…
    Krejt fajin per deshtimet ia hedhin qeverise se Edi Rames… Kam pase respekt qe ne rini per ministrin Panariti deri kur lexova alarmin per rrezikimin e djegjes se miliona eurove grante e investime te BE-se per bujqesine shqiptare.
    Fshikullimi me fakte konkrete i Erion Braces per kusarine bujqesore me tronditi jo vetem mua besoj !
    Kane pasur Ministrin e Drejtesise po per vite… Per ministrin e pare Nacon kisha degjuar histori korrupsioni e zhvatjeje nga vete goja e viktimave te tij pasi u be edhe para se te behej kryeprokuror i Durresit .
    E pasoi Ylli Manjani… Me shume analist kritik e pergjues verimash celesi hotelesh bashke me Eskobarin Balili po i LSI-se se sa minister i Drejtesise. Votues i devotshem e cbllokues i cdo vendimi per emerime e gradime ala Gjin Gjon Plepave te rinj nga Keshilli i Larte e Drejtesise dhe Bujar Nishanit ndersa degdiste nga Konispoli ne Vermosh magjistrate me rezultate te shkelqyera e te pakorruptuar!
    Shume me poshte se Komitetet Ekzekutive te ish- diktatures qe i fshikulloi ne menyren me idote te mundshme !
    Paten qeverisjen e postave me mbi 2 500 veta, domethene vota, sic i kane pare e sic shohin…. Fajin prape e ka Rama !
    Kishin qeverisjen e e burgjeve, me mijera vota ! Ua vodhen edhe ushqimin! Mire ua bene se te gjithe votonin per Berishen dhe LSI-ne !
    Paten … 35 per qind te pushtetit dhe rubinetat e parase me Berishen me vetem rreth 6 per qind te votave nga 2009 e deri ne 2013.
    U rriten ne mbi 10 per qind te votave dhe moren mbi 40 per qind te pushtetit dhe pushtetit me qeverisjen, ku kishte me shume para e me shume vota.
    Tani , meritat per cdo arritje te qeverise reformatore Rama- Meta i mbajne per vete!
    Te gjitha fajet e mekatet per cdo mosarritje i paska PS-ja e Rama !
    Po si paskan pranuar te bashkeqeverisin me nje te droguar qelibaret e Flori Meta !?
    Po si paskan votuar per nje te droguar kryetari i Kuvendit e deputetet e tij qe nuk po lene gje pa thene e rrufe pa leshuar kunder Rames !?
    Deri edhe Ebola e quajti Edi Ramen bashke kryetari i koalicionit.
    Nese Rama eshte Ebola bashkekryetari i aleanes eshte kanceri i saj !
    Eshte I vetmi krye politikan shqiptar i kapur ne flagrance me ze e figure jo nga Edi Tama as nga Sali Berisha, jo nga Gramoz Ruci as Lulezim Basha, jo nga Saimir Tahiri as nga Spartak Ngjela…. por nga zevendesi i tij ne LSI dhe ne qeveri Dritan Prifti… ne nje afere 700 000 euroshe vetem me nje dore!
    E per cdo shoqeri e Shtetit korrupsioni nuk eshte Ebola… Eshte kanceri i tyre.
    Ndryshimi!?
    Ebola eshte e sherueshme.
    Kanceri eshte i kurueshem por jo i sherueshem.
    Cfare ndodhi tani qe u doli Rakia e Skraparit apo Hashashi Lazaratit!?
    Cfare i shtyu qe te vajtojne Daden e Leskajn pse u hoqen nga listat!?
    Rrahin gjoksin e mburren si Partia me rinore ( Bravo e madhe megjithe zemer ) e akuzojne kreyaleatin dhe kyrqeveritarin tuaj pse hoqi dy te moshuara nga listat e 25 qershorit !
    Bir Selman Nenes ke te qaje me pare !
    Vetes cupulina … Rames pleq qyqare !
    Mos valle nje deputet duhet tia kaloje edhe Enver Hoxhes ne karriken e deputetit te perjetshem ?
    Apo shpif e trillo… perca e sundo !?
    Nderkohe 90 per qind e aferave korruptive qevritare te zbuluara e goditura ligjerisht gjate tete vjeteve te fundit kane per autore perfaqesues te te gjitha hallkave qeverisese dhe udheheqese te LSI-se
    Mire qe e humben dhe hodhen ne kosh plehrash kaq shpejt qetesine dhe dashurine … !?
    Por , te ruajne te pakten fytyren!!! Jo vetem ate por edhe trurin e produktin e tij kryesor, mendjen !
    Mbaj mend qe i vogel se gjyshi dhe gjyshja sa shtriheshin per te fjetur i luteshin Zotit :
    – O Zot i madh ruajnaj mendet e krese !
    Nuk luteshin as per para dhe as per vota !
    Kjo eshte edhe lutja ime jo vetem njerezore por edhe me vellazerore edhe per vellezerit e motrat e LSI-se…
    Po te humbim pushtet e para… gjithcka ne jete pervec trurit eshte fatkeqesi… Por e kemi shansin dhe pervojen ti ribejme te gjitha nga e para perseri.
    Po te humbasim vetem trurin, mendjen atehere nuk na duhen as miliardat e Bill Gejtsit as pushteti i Donald Trampit !
    Atehere kemi shkuar per lesh ! Nuk jemi ne gjendje te shkruajme as dy fjale :
    Lajmerim Vdekjeje !
    Atehere kemi pesuar vdekjen me te keqe e me te llahtarshme: vdekjen per se gjalli !
    Kjo do te ishte tragjedi e lemeri njekohesisht !
    E mos harroni se te gjitha gjallesat e kesaj Bote nje dite do te vdesim..
    E kam provuar tri here vdekjen fizike! U riktheva mbrapa… Nuk ishte aq e keqe e as aq e frikshme !
    E ne kete mengjez me nje qiell Kristal e det blu perballe me Diellin ne krahun e zemres dhe Henen ne krahun e shpates i lutem Zotit:
    – O Zot, ruajna mendet e krese mua e cdo shqiptari, cdo njeriu kudo ne Bote, se pari politikaneve !
    Amin !

    SHENIM : E ritheksoj se midis Ilir Metes dhe Edi Rames e kam pasur me mik Ilir Meten, por
    E kam mik Ilir Meten, por kam edhe me mik te verteten !
    Kopjim i shprehjes filozofike mieravjecare greke:
    E kam mik Platonin por kam me mik te verteten !
    Vec ne shqip edhe rimon !
    Ah sa e pasur eshte kjo gjuha jone shqipe qe po e varferojme e sakatojme aq egersisht me paditurine tone pa skaj …
    Cfare mekati !?

  2. erjona says:

    Rrushin e Edit Jo Iliri nuk e thith dot por edhe ti ke jetuar duke i lepire rrusht e Kryetareve te partise se na thuaj edhe ti cfar gjurme ke lene per kte vend.Ke marre rrogen vetem si telall partie dhe prandaj mos na e caj trapin me duke dhene mend si nje kone partie.Ik ore se mire thone per ty qe edhe zoti te ka lene pergjys si njeri e jo te na besh te mencurin ti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *