Çështja Skëndërbeu, të premten “e treta e vërteta”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

E treta e vërteta, ose të paktën kështu pritet! Pas dy shtyrjeve radhazi Komisioni i Etikës pritet të marrë një vendim për cështjen Skënderbeu këtë të premte kur edhe është programuar mbledhja e radhës.

Në mbledhjen e dytë të saj ku tema kryesore ishte pikërisht kjo cështje, në 8 qershorin e kaluar, Etika bëri të ditur se i duhej më tepër kohë për të përfshirë në proces edhe materiale të tjera të nevojshme për hetimin e cështjes Skënderbeu që u dënua verën e 2016 nga Uefa me përjashtimin për një vit nga Kompeticionet Europiane për trukim ndeshjesh, vendim që u la më pas në fuqi edhe në ankimimin e klubit korcar në Kas.

Komisioni i Etikës prej disa muajsh disponon dosjen me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv dhe këtë të premte pritet që të marrë një vendim përfundimtar për një verdikt të shumëpritur jo vetëm nga klubi korcar dhe opinioni futbollistik në përgjithësi por edhe klube të tjera që shikonin një spirale shprese te një dënim i mundshëm i Skënderbeut me zbritjen nga Kategoria apo edhe mospjesmarrjen në kualifikueset e Europa League.

Gjithsesi vetë fakti që afatet kohore tanimë janë shkurtuar ndjeshëm duke qenë se të enjten e ardhshme Skënderbeu është programuar të zhvillojhë sfidën e parë të Europa League të enjten e ardhshme në Korcë përballë ekipit nga Andora Sant Julia zbeh ndjeshëm shanset që klubi të dënohet nga drejtësia sportive në vend me zbritjen nga Kategoria apo mospjesmarrjen në kompeticionet Europiane.

Vetë klubi korcar ka shfaqur besimin për dicka të tillë edhe me një merkato mjaft aktive, shenjë kjo e besimit për moscënimin e projektit për sezonin e ardhshëm./SS/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *