Dega e PS-së në Erseke hedh dritë mbi sherrin e dy zyrtareve: Të dëshpëruarit mos viktimizohen, përplasja jo për motive politike

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Të dëshpëruarve qe herë nxisin dhunë e herë vetë-viktimizohen i ftojmë të ruajnë qetësinë, dhe të presin me dashuri votën e shqiptarëve.”

Kështu e ka konsideruar dega e Partisë Socialiste në Ersekë pretendimin e një militante të LSI-së për dhunë të ushtruar kundrejt saj nga një simpatizante e PS-së.

Në reagimin e saj publik për ngjarjen, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Partia Socialiste në Kolonjë thotë se ky rast është politizuar, por sipas tyre ka ndodhur për motive personale

“Partia Socialiste Kolonjë shpreh keqardhjen e thellë për politizimin pa asnjë shkak e provë të një ngjarje me motive personale midis dy protagonisteve ne mjediset e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Ersekë. Ne vijojmë punën për Shqipërinë qe duam, për të vazhduar misionin e qeverisjes së vendit nga Partia Socialiste për ndërtimin e shtetit. Të dëshpëruarve qe herë nxisin dhunë e herë vetë-viktimizohen i ftojmë të ruajnë qetësinë, dhe të presin me dashuri votën e shqiptarëve”, thuhet në reagimin e degës së Partisë Socialiste në Kolonjë.

Më herët 55-vjeçarja Kristina Stoja, shefe e financës së Drejtorisë së Shëndetit Publik,  tha se është dhunuar barbarisht në ambientet e poliklinikës nga shefja e personelit Dorina Tallo, 30 vjeç.

Ajo thotë se autorja e dhunës e ka kërcënuar me largim nga puna nëse ajo nuk votonte PS. Mësohet se 55-vjeçarja është simpatizante e LSI-së.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë duke proceduar penalisht në gjendje të lirë, 30-vjeçaren Tallo, dhe duke zbardhur të plota rrethanat e ngjarjes.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *