Dritan Dajti kërkon leje në Gjykatë për të votuar. Kërkesë dhe ish-deputeti Mark Frroku...!

22 Qershor 2017, 10:42Politika TEMA

Të burgosurit i drejtohen gjykatës për të plotësuar emrin e tyre në listat e votimit. Burime nga Drejtoria e Burgjeve bëjnë me dije se më 25 qershor pritet të votojnë mbi 2000 të paraburgosur që ende s’janë dënuar me vendim të formës së prerë.

Ndërkohë 3 ditë para datës së zgjedhjeve në Gjykatën e Tiranës të drejtën për të votuar e ka kërkuar ish deputetit kristian demokrat Mark Frroku ndaj të cilit ende s’ka një dënim të formës së prerë, Dritan Dajti, si dhe Gilmando Dani.

E kontaktuar nga Report Tv, Gjykata e Tiranës u shpreh se këto kërkesa do të shqyrtohen me përparësi ndërsa në total shtetasit që kërkojnë të futen në listën e zgjedhjeve nga institucionet e vuajtjes së dënimit janë deri më tani 70 persona.

Për herë të parë me hyrjen në fuqi të ligjit të dekriminalizimit e drejta e votimi i hiqet personave të dënuar me vendim të formës së prerë të cilët nuk do të mund të votojnë ku mes të prekurve nga dekriminalizimi rezulton edhe Zani Caushi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje