FSHF: Trajneri i ri i Kombëtares zgjidhet brenda muajit korrik

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Federata Shqiptare e Futbollit permes nje njoftimi zyrtar ka theksuar trajneri i ri kombetares shqiptare do te zgjidhet brenda muajit korrik.

“Federata e Futbollit kërkon të bëjë me dije të gjithë opinionin publik dhe sportdashës që ka nisur negociiatat për të vendosur më pas, në një moment oportun dhe të afërt, emërimin e trainerin e ri të ekipit kombëtar të futbollit, pas largimit të teknikut Gianni de Biasi. Përzgjedhja e drejtuesit të ri të skuadrës përfaqësuese të futbollit është një proçes që kërkon kohën e duhur.

FSHF ka nisur pikërisht me proçesin e kontakteve dhe bisedave në lidhje me kandidaturat e mundshme, të cilat janë në një numër të konsiderueshëm. Ato do të vlerësohen dhe pas kontakteve të marra, brenda muajit korrik do të vendoset edhe emri i ri i trajnerit të ekipit kombëtar. Gjatë gjithë kësaj kohe FSHF është në fazën e vlerësimit, kontakteve dhe bisedave për kandidaturat e ndryshme për të marrë drejtimin e skuadrës kombëtare”, thuhet ne njoftimin e institucionit te futbollit shqiptar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *