Gjuha shqipe nuk është në listën e ligjeve prioritare të qeverisë së Maqedonisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe konkretisht për avancimin e përdorimit të shqipes nuk do të jetë në 30 ligjet paketë të Qeverisë së re të Maqedonisë, të cilat përgatiten që të miratohen për një periudhë të shpejtë.

Këtë e bëjnë të ditur nga LSDM-ja, sipas të cilëve:

“Aktualisht nuk është planifikuar afat konkret që përcakton se kur ligji për përdorimin e gjuhëve do të hyjë në procedure parlamentare. Qeveria është duke përgatitur 30 ligje paketë që përfshijnë çështje të tjera që janë të lidhura direkt me përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe kjo pike nuk është në mesin e tyre”.

Por sipas BDI-së, çështja e gjuhës do të jetë në kuadër të propozim planit aksionar që përgatitet në kuadër të reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Sipas partisë së Ahmetit, kjo nënkupton se së shpejti, shteti do të jetë i detyruar t’i zbatojë rekomandimet e BE-së.

“Analiza për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit është pjesë e planit për reforma urgjente prioritare të Qeverisë. Ajo është element shumë i rëndësishëm i kërkesave të unionit Evropian dhe kërkesave të Pribesë. Qeveria duhet të bëjë planin aksionar për reformat dhe që të mos ketë vonesa, do t’i vendoset ylli. Meqë është pjesë e Raportit të BE-së për reformat, ne si shtet kemi obligim t’i zbatojmë ata politika”, bëjnë me dije nga BDI-ja.

Megjithatë partnerët e koalicionit deklaruan se në ndërkohë do të zhvillojnë koordinim konkret për këtë çështje, për të qartësuar qëndrimet e tyre.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Gjuha shqipe nuk është në listën e ligjeve prioritare të qeverisë së Maqedonisë”

  1. arban shmili says:

    AVANCIMI i PËRDORIMIT!

    Titulli imanenca e së vërtetës.
    Sa e turpshme, sa poshtëruese, sa cinike, sa antishqiptare, sa infantile, sa skandaloze.

    Meritë e shiptarellave pa integritet, pa sedër, pa dinjitet, pa vetëdije, pa identitet, sa inferioritet.
    Një gjuhë ose përdoret, ose jo.
    Avancimin e gjuhës e përpijnë grumbujt pa identitet kombëtar, të quajtur 20%. Shiptarellat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *