LSI akuza të forta Tahirit: Po blen vota në Vorë me disa bashkëpunëtorë. EMRAT

Lëvizja Socialiste për Integrim ka denocuar sot skenarët për shitblerjen e votave në Vorë.

Në një deklaratë për median kandidatja për deputete e LSI-së në Tiranë, Eriona Bixha hodhi akuza të rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtuesve të policisë se po blejnë vota.

Ajo tha se Agim Kajmaku dhe nipat e tij po shpërndajnë para në zonën e Vorës dhe po iu bëjnë presion mbështetësve të LSI-së.

“Denoncoj drejtuesin e shitblerjes së votave në bashkinë e Vorës, Agim Kajmaku që e ka shndërruar makinën e tij ‘Volksëagen” në bankë. Çdo natë organizojnë skemën e shpërndarjes së parave shtëpi më shtëpi.

Dy nipërit e tij, Edi Kajmaku dhe Ladi Kajmaku janë njerëzit më të besuar që përgatisin zonën dhe ushtrojnë presion. Ndërkohë shtetasi Rexhep Shehi që lëviz me ‘Benz C-Clas’ dhe Ledio Sorra me ‘Peugot’ mbulojnë shitblerjen e votave në Gjokaj dhe Picar.

Po ashtu Dritan Stoka, punonjës i ALUIZNI-t. I bëj thirrje edhe drejtorit të ALUIZNI-t që të shamngë shpërndarjen e legalizimeve në këtë periudhë për vota. I bëj thirrje publike Policisë së Shtetit, të marrë masat e nevojshme për t’i thënë stop këtij fenomeni të paskrupullt.

Jemi në dijeni të plotë edhe për skenarët ndaj aktivistëve të LSI-së nga ish-drejtues të policisë dhe ish-ministri Tahiri. Kurrsesi nuk mund të blejnë votat, lirinë dhe dinjitetin e vajzave e grave e të rinjve të bashkisë së Vorës”, tha Bixha.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...