Majko tregon sekretin: Ngjyra 'mavi' është bashkim i blusë dhe së kuqes...!

22 Qershor 2017, 20:44Politika TEMA

Partia Socialiste ka zgjedhur sheshin “Skënderbej” për të mbyllur fushatën e saj elektorale, ndërsa deputeti i Tiranës, Pandeli Majko u shpreh me bindje se në atë shesh nuk kishte sot qytetarë nga rrethet që udhëtojnë me autobusë, por vetëm qytetarë të Tiranës.

“Sot nuk ka autobusë nga rrethe të tjera, apo tren. Jemi vetëm ne ashtu si në 2013 për herë të dytë dhe do shkojmë të votojmë PS dhe Edi Ramën”,- tha ai.

Duke treguar sekretin e ngjyrës mavi që ka zgjedhur Rilindja, Majko dha një mesazh të qartë, kur tha se ngjyrat që e përbëjnë janë bluja dhe e kuqja, ngjyra këto që përkojnë me blunë e PD-së dhe të kuqen e PS-së.

“Ka një sekret ngjyra e Rilindjes, megjithëse e etiketojnë shpesh si mavi. Ajo është bashkim i blusë dhe i së kuqes…kush ka sy të shikojë e dëgjojë”,- tha ai.

1 komente në “Majko tregon sekretin: Ngjyra ‘mavi’ është bashkim i blusë dhe së kuqes…!”

  1. Arber I says:

    Nuk eshte sekret, u mor vesh qysh me 18 maj. Eshte urdher nga Bashkimi Europian dhe SHBA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje