Milani 40 milion euro për James Rodriguez

22 Qershor 2017, 15:59Sport TEMA

Milani është futur në garë për James Rodriguez e Real Madridit, duke bërë një ofertë prej 40 milionë euro.

Mesfushori 25 vjeçar është duke kërkuar largimin pasi në këtë vit ka luajtur vetëm 13 ndeshje si titullar, por ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë gjashtë asiste.

Rossonerët janë duke u interesuar që ta mbajnë Gerard Deulofeu, por lojtari është drejt largimit.

Sipas La Repubblica, Rodriguez mund të kushtojë mbi 40 milionë euro.

Tashmë bisedimet kanë filluar me agjentin e lojtarit Jorge Mendes.

Mendes e bindi edhe Porton që ta shes Andre Silvan nën 60 milionë euro sa e kishte klauzolën, gjë që do ta bëjë edhe me James Rodriguezin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje