Ministri grek i Mbrojtjes komunikon në burg me supertrafikantin e drogës: Kush fshihet pas 2 tonë heroinë të kapur…?! Të hënën seancë urgjente

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos eshte vene nen goditjen e medias dhe te kundershtareve politike, pas skandalit te evidentuar dite me pare, te nje telefonate me nje supertrafikant te drogave te forta, qe po vuan burgimin e perjetshem per krimet e bera.

Nderkohe qe pritet me shumë interes se si do e mbulojë akoma dhe një herë koalicioni qeverises Ministrin e Mbrojtjes të dalë jashtë kontrollit, siç e cileson Kryetari i Partisë Potami/Lumi Theodhorakis.

Duke nenvizuar faktin se e kane mbuluar dhe ne reastin kur i veshur ushtarak doli dhe demontroi force ne kufirin me Shqiperine, kur per pak i hodhi ne ere marredheniet mes dy vendeve fqinje.

Vetë Kammenos ka deklaruar se nuk ka folur kurrë me një të burgosur, por shumë shpejt vetë koleget e tij te kabinetit qeveritar lanë të kuptohej se ka folur si gjithnje, nuk rri pa folur ai.

Nderkohe qe të hënën, në 26 qershor Parlementi grek ka njoftuar seancë të posacme për rastin Kammenos, e cila nuk eshte e para here qe mblidhet per “thagmat” e ketij ministri jashte kontrollit.

Po perse behet fjale. Në mediat greke më datë 17 qershor 2017 ka qarkulluar lajmi i implikimit të drejtpërdrejtë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare Panos Kammenos në një çështje që i përket drejtësisë.

Më konkretisht, në vitin 2016 nga autoritetet greke është ndaluar me akuzën “kontrabandë” anija Noor 1 në pronësi të Giannousaki. Në bazë të provave Giannousaki është dënuar me burg të përjetshëm me akuzën për transport të 2 tonë heroinë nga Emiratet e Bashkuara në Portin e Elefsisës, Athinë.

Sipas lajmeve në media, nga hetimet nuk ka dalë ende se kush qëndron pas këtij rasti kaq të madh trafiku droge, pasi z Giannousaki ka marrë përsipër fajin dhe për këtë është dënuar me burg të përjetshëm.

Sipas shkrimit të gazetës “Karfi” me 17 qershor, Ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos është përfshirë në komunikim telefonik me këtë të dënuar me burgim te përjetshem, ku mesohet se ka kerkuar që ai të dëshmojë kundër një biznesmeni caktuar. Bëhet fjalë për Marinakisin, biznesmen tepër i fuqishëm, si personi kryesor i implikuar në rastin Noor 1.

Me anë të kësaj dëshmie, Giannousakit i është premtuar në këmbim mundësia e marrjes së një trajtimi të favorshëm si i dënuar përjetë deri dhe ulje te dënimit.

Fakt është që në rrjetet sociale po qarkullon një telefonatë e regjistruar e Ministrit Kammenos me të burgosurin Giannousakis, po gjithashtu faktet flasin për tejkalim të kompetencave të ekzekutivit, pra ministrit te Mbrojtjes, dhe të institucioneve legjislative pasi Kammenos nuk ka vënë në dijeni organet kompetente, Drejtorinë e Burgjeve, për këtë ndërhyrje.

Mesohet se pikerisht diten e djeshme, me 21 qershor i është kërkuar Zëdhënësit të kryeministrisë Tzanakopoulos, të prononcohet për qëndrimin e qeverisë në lidhje me skandalin e Ministrit Kammenos. Tzanakopoulos e ka përcaktuar si interes i çdo qytetari për të zbardhur e sqaruar çështjen e kontrabandës së Noor 1.

Mediat greke e kanë cilësuar si mbulim të plotë politik për Ministrin e Mbrojtjes i cili akoma dhe një herë është kapur në shkelje të plotë të rolit të tij.

Sipas zëdhënësit të qeverisë, ka një anije me 2 ton heroinë të kapur në Greqi dhe mediat vete kane kerkuar per të zbardhur këtë rast duke zbuluar se cili fshihet pas anijes.

Nikos Panagiotopoulos, Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë pranë Partisë Demokracia e Re, duke komentuar veprimin e Ministrit të Mbrojtjes tha se “Ne gjykojmë se është e paprecedent që të ndërhyjmë për të ndikuar në një gjykim. Ne pyesim me çfarë të drejte një ministër i lartë komunikon me një të burgosur me burg të përjetshëm i cili është dënuar për një rast kaq të rëndë…Ky është një dështim i papranueshëm institucional, një parregullsi institucionale”. “Nuk na mbulon përgjigja e Ministrit të Drejtësisë. Ne jemi ata që merremi me pjesën politike dhe institucionale në këtë rast,” vuri në dukje ai.

Në të njëjtën kohë, Zëvendës Presidenti i ND Adonis Georgiadis paraqiti pyetje me shkrim për Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare permes komisioneve parlamentare, duke i kërkuar atij të japë shpjegime në Parlament.

Në fakt, në posedim të portalit Unfollow janë raportimet e hyrjes së thirrjes të bërë nga operatori përkatës celular për numrin e përdorur nga Giannousakis, të cilat tregojnë se me të vërtetë mbrëmjen e 17 janarit te ketij viti numri i telefonit të përdorur nga Kammenos duket të ketë bërë tri thirrje për Giannousaki, në 21:03, në 21:33 dhe 21:36, dhe të nesërmen në orem 20.13.

Por pse pikërisht  Kammenos kërkon implikimin e Marinakis, një biznesmen i ri në moshë vetem 50 vjeç e shumë i sukseshëm.

Marinakis e ka trashëguar biznesin nga familja e tij kryesisht të fokusuar në transportin detar që më pas ka kaluar në shitje/blerje/prodhim të mjeteve lundruese. Në vitin 2010 Marinakis bëhet pronar i një prej skuadrave të futbollit më popullore në Greqi, skuadrën mit të Piraeus Olympiacos.

Në maj të vitit 2014, Marinakis u zgjodh anëtar i këshillit të qytetit të Piraeus si kandidat i pavarur, bashkë me Kryetarin aktual të Bashkisë Piraeus, Jannis Moralis, zv.president i Olympiacos.

Ndër premtimet e tyre ishin ruajtja e natyrës publike të Autoritetit Portual të Piraeus dhe zhvillimi i tij si destinacioni më i madh evropian i anijeve të transportit të mallrave dhe të transportit lokal të udhëtarëve. Gjatë zgjedhjeve, kundërshtari i tij politik, Vassilis Michaloliakos pretendoi se Marinakis ishte i lidhur me partinë politike të ekstremit të djathtë Agimi i Artë dhe e akuzoi për mbështetje financiare. Marinakis hodhi poshtë këto akuza duke thënë “unë e dënoj veprimtarinë kriminale të Agimit të Artë”.

Pas zgjedhjeve, Reuters raportoi se: “rrallë ndodh që një biznes kaq i madh të përfshihet kaq hapur në politikë në një vend ku kontaktet politike midis këtyre dy fushave zakonisht bëhen në prapaskena”. Marinakis iu përgjigj, në një intervistë për Tradeëinds, se ai nuk mund të shohë asnjë arsye pse dikush me një rezultat të fortë në biznes nuk mund të hyjë në politikë, duke e quajtur këtë një qëndrim të vjetëruar.

“Nuk kam frikë të përfshihem në politikë, pasi nuk kam asnjë biznes me shtetin grek,” tha ai. Që nga zgjedhjet, ai ndërmori ndërtimin e disa pikave të rëndësishme të qytetit me shpenzimet e veta për shkak të krizës ekonomike greke.

Por më 12 qershor te ketij viti emri Savvidi do të ngatërrohet me çështje të ngjashme me atë të Noor 1 të vitit 2016. Një anijeme flamur të Tanzanisë ishte nisur nga brigjet e Malit të Zi me destinacion Libinë që mesa raportohet ka qënë prej kohësh në vëzhgim të organeve të Rojes Bregdetare.

Pavarësisht destinacionit anija është ankoruar në portin e Sfakion/Kretë me qëllim për të shkarkuar cigare kontrabandë të markës SEKAP – Industria e duhanit me këtë emër është në pronësi të Ivan Savvdis.

Duke analizuar lidhjen e Noor 1 me Savvidi/SEKAP, media greke raporton se përpjekja e Ministrit të Mbrojtjes për të lidhur emrin e Marinakis me Noor 1 është ana tjetër e medaljes e rastit Savvidi/Sekap. Nga bisedat telefonike është regjistruar se Ministri Kammenos i ka ofruar “zbutje të dënimit” Kapitenit të Noor 1 në shkëmbim të deklarimit se cili është emri që fshihet pas ngarkesës 2 ton heroinë të kapur në 2016.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/kamenos-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/kamenos-1.jpg","attachment_id":"711432"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/kamenos-1-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/kamenos-1-1.jpg","attachment_id":"711435"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Kamenos-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Kamenos.jpg","attachment_id":"711436"}]

2 komente në “Ministri grek i Mbrojtjes komunikon në burg me supertrafikantin e drogës: Kush fshihet pas 2 tonë heroinë të kapur…?! Të hënën seancë urgjente”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    ne vendin ku lindi DIMOKRATIA,perpara ligjit jane te gjithe njelloj……….akte keto,te panjohura per vendet me shumice arabe .

    1. hahahaha says:

      Me “demokracise “e ketyre selxhukeve te sotem mund te fshish vetem bithen jevgjiti mou

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *