Pranga bosit të drogës në Itali, 24 vjeçari shqiptar “shefi i madh” i organizatës kriminale

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Fatmir Muhaj është vetëm 24 vjeç, dhe përveç të tjerash është përfshirë edhe në krime urbane. Mbi të rëndojnë 25 raste penale.

Ai është një i ri shqiptar, udhëheqësi i një bande që kishte lëshuar rrënjë në Oltrisarco të Italisë dhe kur për muaj të tërë kishte furnizuar zonën me hashash, marijuanë dhe kokainë.

24 vjeçari  jetonte në Caldaro, por më vonë kishte arritur në Bolzano duke kërkuar për një punë. Në fakt, për të paktën një vit, Muhaj ishte “shefi i madh” i grupit të trafikut të drogës me bazë operacione në Oltrisarco.

Shqiptari i ri u burgos të martën në mëngjes si pasojë e një urdhri ndalimi të firmosur nga gjykatësi Walter Pelino.

Ai kishte qenë përpara të njëjtit gjykatës për t’u njohur me një tjetër dënim prej dy vitesh burg për sulm ndaj një polici në të njëjtën zonë, për shkak se punonjësi i policisë e kishte gjobitur pasi qarkullonte pa patentë.

Polici është goditur me një gotë të madhe prej qelqi duke i shkaktuar plagë në fytyrë.

Gjykata Supreme pezulloi dënimin prej dy vitesh burg, duke e lënë atë në liri me kusht. Tashmë ai është arrestuar për një tjetër arsye, atë të trafikut të drogës pas një operacioni të koduar “Target” për të cilën u zhvilluan hetime për më shumë se një vit.

Në rrjetën e hetuesve ka përfunduar edhe e dashura e tij italiane, 41 vjeçare, me të cilën ka edhe një djalë. Ajo është vendosur në arrest shtëpie.

Grupi sipas hetimeve të derimëtanishme ka pasur një strukturë të mirë-përcaktuar me rolet dhe kufizimet e tyre. Numri dy i grupit është shqiptari Ilir Nurja, 41 vjeç.

Për disa muaj me radhë, droga ishte fshehur në një apartament në Riva del Garda, në përdorim nga shqiptari Ergys Dalipi, 24 vjeç. Banesa ishte pikë referimi për shpërndaërios.

Kur grupi humbi përdorimin e banesës pas arrestimit të Dalipit, kreu i organizatës, Fatmir Muhaj u përpoq për të gjetur se çfarë kishte shkuar gabim dhe si një lider i vërtetë, gjeti një avokat të fortë për të arrestuarin, i besuar gjithashtu prej tij. Dalipi u arrestua me 5 kg marijuanë të blerë në Puglia.

Hetimet për grupin kanë grumbulluar materiale mbi 1 mijë faqe.

Pas kësaj, grupi vendosi si bazë një dyqan rrobash në Bolzano i menaxhuar nga një shtetas indian, tani në arrest shtëpie.

Midis të arrestuarve është edhe një 19 vjeçar italian, shqiptarët David Drenova, 20 vjeç, Julian Kellciu, 20vjeç, Aris Dallaku, Ledjo Geca, 21 vjeç si dhe një shtetas afgan.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Pranga bosit të drogës në Itali, 24 vjeçari shqiptar “shefi i madh” i organizatës kriminale”

  1. vjeshta says:

    Një veshllapush më pak😂😂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *