PS  dhe PD bashkojnë votat, shkarkojnë këshilltarin e LSI në bashki

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë bashkuar votat në Këshillin Bashkiak të Gjirokatrës dhe kanë shkarkuar këshilltarin e LSI, Bashkim Tola.

Shkarkimi i tij është bërë me argumetin e konfliktit të interest, pasi përpos detyrës si këshilltar bashkiak Tola ishte zgjedhur edhe drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Gjirokastër.

Për këtë arsye PS depozitoi kërkesën në këshillin e mandatave për ta shkarkuar pak ditë më parë dhe sot nisma është konkretizuar edhe me votat e PD.

Në mbledhje nuk kanë marrë pjesë këshilltarët e LSI.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...