Rama mesazh socialistëve të zhgënjyer: Është momenti për të marrë terren, jo për inatin ndaj vjehrrës të flihet me mullixhiun

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi të shpërndarë  i drejtohet socialistëve të zhgënjyer.

Nga selia e PS-së, Rama ka lexuar një mesazh të një socialisti nga Vlora, i cili thotë se sot kërkohet vota e tij dhe familjes dhe më pas përgjigjen e tij për të.

Shefi i qeverisë tha se vota s’mund të trajtohet si rasti për të nxjerrë inatin ndaj vjehrrës duke shkuar në shtratin e mullixhiut.

Më tej ai thotë se ndoshta nuk kanë marrë mbrapsht personalisht e familjarisht çfarë kane pritur, kur votuan 4 vite më parë, por beteja nuk ka mbaruar, dhe në mes të betejës nuk është momenti për t’u dorëzuar.

“Është momenti për të marrë terren, për të shkuar më tej përpara dhe për të arritur më shumë për të gjithë”, deklaron Rama.

DEKLARATA E PLOTË
Në Tiranë sot, në këtë moment, në zyrë, në selinë e PS-së shpresoj të jeni sa më të shumtë sonte tek “Nënë Tereza”, do jetë vërtetë shumë bukur. Por kam që në mëngjes në fakt që mendoj t’ju them diçka.

Sepse më erdhi ky mesazh: “Mirëmëngjes nga Vlora! Pas 4 vitesh po marr mundimin t’ju shkruaj përsëri.

Jam Gentiani, një nga aktivistët e PS-së së Vlorës, sot PS-së i duhet vota ime dhe e të afërmve të mi, por dilema ime është e madhe sepse 4 vjet kontributi im në PS nuk më dha asgjë. Sot përsëri më kërkohet vota”.

Ja si iu përgjigja unë Gentianit: Vota nuk është pazar. Unë të jap votën, ti më jep ç’më duhet mua, por është në radhë të parë detyrë patriotike për të gjykuar dhe vendosur për Atdheun, qytetin, familjen dhe veten natyrisht.

Nëse ty të duket se Shqipëria bëhet më e mirë po nuk votove, je krejt gabim dhe nëse të duket se shanset për familjen tënde do rriten duke ndihmuar kundërshtarët e sotëm të PS-së me abstenimin tënd, prapë gabim je. Prandaj mendo si patriot për vendin tënd, jo si një individ që hatërmbetjen e tij e kthen në abstenim. Me të mira dhe përqafime nga unë”.

E pra, pas këtij shkëmbimi, unë dëshiroj t’i them disa fjalë miqve që kanë votuar PS-në katër vjet më parë dhe sot pyesin veten, ‘pse duhet të votoj kur nuk më dhanë asgjë’. Dua t’ju them sot se vota s’mund të trajtohet si rasti për të nxjerrë inatin ndaj vjehrrës duke shkuar në shtratin e mullixhiut.

Pa diskutim që çdo zhgënjim, mërzi, hatërmbetje është njerëzore dhe si e tillë është plotësisht e mirëkuptueshme por ama mendoni pak se sa shumë ka bërë vota juaj për Shqipërinë, për rendin, rrugë, financa, energji, për arsimin e fëmijëve dhe pastrimin e rrugës së universitetit nga ferrat dhe nga kioskat e një të shkuare që nuk duhet ta lejojmë të rikthehet.

Sa shumë ka bërë vota juaj për rilindjen urbane të qyteteve tona; për ilaçet, të pasiguruarit dhe uljen e taksave për 97% të shqiptarëve. Me votën tuaj ju bëtë që sot kush fiton më pak të paguajë më pak, kush fiton më shumë të paguajë më shumë.

E pra, patjetër që nuk mjaftojnë, patjetër që ju nuk mund të jeni të kënaqur për derisa nuk keni marrë mbrapsht personalisht apo familjarisht çfarë keni pritur, kur votuat 4 vite më parë, por beteja nuk ka mbaruar, dhe në mes të betejës nuk është momenti për t’u dorëzuar. Është momenti për të marrë terren, për të shkuar më tej përpara dhe për të arritur më shumë për të gjithë.

Edhe për Gentianin, që në telefon më tha: Shqipëria është më e mirë seç ishte. Unë it hash dhe ju them, si mund të jeni mirë nesër nëse Shqipëria nuk bëhet edhe më e mirë, qeverisja më e mirë. Çdo abstenim nuk është larje hesapesh me atë që ke votuar herën e kaluar po mbështetje për ata që s’të shkon mendja t’i votosh. Kjo betejë që kemi nisur është e bukur por e vështirë.

Për 44 muaj s’mund të shëronim të gjithë ato plagë sa një çerek shekulli, puna jonë s’ka qenë e përkryer, por ka qenë e vërtetë me mish e shpirt, mes pengesash, e duhet ta vazhdojmë.

Mund të mos marrësh familjarisht atë që pret në momentin kur e do, por mund të vijë më vonë, por kur nuk voton fare, as që bëhet fjalë të marrësh atë që pret. Jepini votës tuaj peshën që ka, bëni detyrën e anëtarit të gjykatës sovrane.

Jini shqiptarë të mirë të dielën, patriotë që shohin përtej cakut të shtëpisë, dhe kini besim se vetëm duke luftuar së bashku, ndryshimi do të vijë me patjetër.

Jepni vendimin se kë populli shqiptar duhet të marrë në punë për 4 vitet e ardhshme për të punuar me vendosmëri për Shqipërinë shtet. Forca dhe mos më lini peng të partive që shtetin e duan si tepsi për pushtetin e tyre.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Rama mesazh socialistëve të zhgënjyer: Është momenti për të marrë terren, jo për inatin ndaj vjehrrës të flihet me mullixhiun”

  1. TI JAPIM VETEM NJE MUNDESI KETIJ TE CMENDURI, SE VETEM KY MUND TE PERBALLET ME LSI ,ILIR HAJDUTIN,MONIKA KRYEKURVEN DHE SALI QENBIRQENIN, TI JAPIM VOTEN VETEM KETE HERE ,DHE JO ME SE PASTAJ NA BEHET SI ENVERI. VETEM EDI RAMA MUND TA BEJ SHQIPERINE. I UREJ POLITIKANET POR EDI ESHTE ME I MIRI IME TE KEQEVE. JO VOTE LSI CANCERIT TE SHQIPERISE SONE TE DASHUR.,

  2. TI JAPIM VETEM NJE MUNDESI KETIJ TE CMENDURI, SE VETEM KY MUND TE PERBALLET ME LSI ,ILIR HAJDUTIN,MONIKA KRYEKURVEN DHE SALI QENBIRQENIN, TI JAPIM VOTEN VETEM KETE HERE ,DHE JO ME SE PASTAJ NA BEHET SI ENVERI. VETEM EDI RAMA MUND TA BEJ SHQIPERINE. I UREJ POLITIKANET POR EDI ESHTE ME I MIRI IME TE KEQEVE. JO VOTE LSI, CANCERIT TE SHQIPERISE SONE TE DASHUR.,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *