Sadri Abazi krah Veliajt në Kamëz: Bëhuni fitimtarët e parë në histori, koka pas ka pasoja për Shqipërinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Vijojnë takimet elektorale edhe pse jemi në orët e fundit të fushatës elektorale. Kamza ditën e djeshme ka mbyllur fushtën elektorale në Bathore.

I pranishëm gjatë këtij takimi ishte edhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në fjalën e tij kandidati socialist për Kamzën, falenderoi të gjithë qytetarët e Kamzes që me 25 Qershor kanë zgjedhur të votojnë nr2 Partinë Socialiste.

“Të dashur qytetarë të Kamzës, me 25 Qershor keni fatin e madh te hyni në histori si firmëtarët e parë të pavarësisë duke votuar Partinë Socialiste, për të ndërtuar shtet, për të krijuar punë e mirqenie. Është një mundësi që nuk duhet shpërdoruar. Duke kthyer kohën pas, Shqipëria vetëm pasoja do të ketë”, u shpreh kandidati Abazi në fjalën e tij me banorët e Bathore.

Qytetarët e Kamzës po kuptojnë çdo ditë ndryshimin e madh qe ekziston ndërmjet qeverisjes së Bashkisë Tiranë dhe asaj të Kamzës. Këtë gjë e theksoi edhe Veliaj në fjalën ë tij.”

“Dua të bashkëbisedoj më gjithsecilin prej jush, se jam i bindur se ju që keni marrë mundin të vini këtu, tashmë e keni bërë zgjedhjen e duhur, por duhet të bindim edhe të tjerët që vetëm përmes fuqisë së votës për PS gjendja ku jemi mund të ndryshojë.

Ata e kishin një shans, e morën Bashkinë e Tiranës ndonëse padrejtësisht, por vetëm shaktërruan duke bërë një rrëmujë të madhe dhe krijuar një kaos. Ç’prisni të bëjë për Shqipërinë e Kamzën?! Asgjë! Ndaj me 25 Qershor bashkë me miqtë tuaj votoni nr2 për Kamzën që duam me shtet, punë mirqenie”, u shpreh Veliaj në Kamëz.

Abazi duke marrë si shembull Veliajn si modelin më të mirë të qeverisjes së PS, ftoi të gjithë qytetarët të mbështesin Partinë Socialiste që të nesërmen ta ndërtojnë të gjithë bashkë, siç e duam.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *