STATISTIKAT/ Leku “fituesi i zgjedhjeve”; Të gjitha valutat në rënie të fortë

22 Qershor 2017, 15:06Ekonomia TEMA
STATISTIKAT/ Leku “fituesi i zgjedhjeve”; Të gjitha valutat

Leku është forcuar sot përkundrejt të gjitha monedhave. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë monedha jonë është vlerësuar ndjeshëm ndaj të monedhave kryesore, me përjashtim të koronës norvegjeze (shiko tabelën).

Për të blerë një euro sot kushtonte 0.23 lekë më pak, duke u këmbyer në nivelin e 132.4 lekëve. Brenda dy ditëve monedha e përbashkët është zhvlerësuar me më shumë se gjysmë leku, dukë shënuar kështu rënien më të madhe prej disa kohëve.

Ekspertët thonë se euro akoma nuk e ka kapur nivelin më të ulët dhe parashikojnë se monedha e përbashkët do të zhvlerësohet gjatë verës edhe me një pikë tjetër. Në këtë mënyrë, euro po shkon me shpejtësi drejt nivelit më të ulët të 10 viteve.

Zhvlerësimi i euros ka tërhequr të gjitha monedhat e tjera, të cilat po nënçmohen edhe ato, teksa monedha europiane shërben si një referencë për gjithë valutat e tjera në tregun vendas.

Si rrjedhojë, ky dobësim i euros ka ndikuar në zhvlerësimin e të gjitha monedhave të tjera, duke ruajtur kështu raportin e këmbimit të euros me shportën e monedha kryesore në bursë.

Dollari amerikan sot këmbehej me 118.62 lekë, 0.4 lekë më pak se dje, i cili ka pasur një periudhë të dobët përkundjet euros në tregjet ndërkombëtare. Rënie ka pësuar edhe paundi britanik, ku sipas kursit zyrtar të Bankës një paund blihet me 150.15 lekë, 0.14 lekë më pak.  Zhvlerësim të fortë ka pësuar edhe franga zvicerane, e cila sot blihej me 121.87 lekë, 0.35 lekë më poshtë.

Në bursat ndërkombëtare euro vijon të mbetet afër nivelit më të lartë të një viti, duke u këmbyer me 1.12 dollarë.

Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit faktori kyç  që ka përshpejtuar zhvlerësimin e euros në këtë periudhë ka qenë oferta e lartë për valutë dhe kërkesa e dobët për lekë. Oferta e lartë për valutë ka ardhur kryesisht nga intensifikimi i shpenzimeve në prag zgjedhjeve.

Nga fillimi i qershorit, periudhë që përkon me nisjen e fushatës elektorale, euro është zhvlerësuar me gati 1.8 lekë, një rënie rekord e viteve të fundit kjo.

Teorikisht, monedha e fortë nënkupton dhe një ekonomi të fortë, por në Shqipëri mbiçmimi i lekut nuk i përgjigjet një ekonomie që është ende nën potencial dhe po rritet mesatarisht 3-3.5%.

Arsye të tjera lidhen me shtimin e të huajve, sidomos turistëve (të dhënat e fundit të INSTAT treguan që të huajt janë rritur me 9.5% për 5 mujorin në 1.3 mln persona), ofertën e shtuar në valutë nga punimet e gazsjellësit TAP, përdorimin e likuiditetit në euro nga bizneset (ka një rënie të depozitave pa afat në valutë).monitor.al

1 komente në “STATISTIKAT/ Leku “fituesi i zgjedhjeve”; Të gjitha valutat në rënie të fortë”

  1. pro says:

    ..do te jene hapur valixhet.!!! realiteti me pas vjen…qofte i hajrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje