Vettingu sërish në Kushtetuese, ja çfarë kërkojnë gjyqtarët. Rama nuk ndryshon qëndrim: Janë skuthë…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Unioni i Gjyqtarëve pritet të dorëzojë sot parashtrimet për padinë ndaj Vetting-ut në Gjykatën Kushtetuese.

Shoqata Kombëtarë e Gjyqtarëve dhe Unioni i Gjyqtarëve në padinë e depozituar në Kushtetuese atakojnë tre ligje, Vettingun, statusin dhe organet e qeverisjes vendore.

Gjyqtarët në padinë e tyre shprehen se ka shkelje kushtetuese të cilat lidhen me vlerësimin e pasurisë së tyre, anës profesionale si dhe ecurisë së karrierë.

Një tjetër pikë e paditur nga gjyqtarët është dhe ajo e verifikimeve që pritet të bëjë drejtoria e informacionit të klasifikuar në lidhje me kontaktet apo raportet e botës së krimit me trupën e gjyqtarëve.

Gjyqtarët atakojnë dhe fuqinë e votës së kryetarit në përzgjedhjen e anëtarëve për Këshillin e Lartë Gjyqësorë dhe atë të prokurorëve.

Sipas tyre vota e kreut të KLGJ apo e KLP nuk mund të jetë përcaktuese në rast të një rezultati të barabartë midis dy garuesve.

Këto ligje kanë përfunduar dhe më parë në Gjykatën Kushtetuese fillimisht nga partia demokratike e më pas gjyqtarët, por në të dyja rastet është rrëzuar kërkesa për shfuqizimin e Vettingut dhe është pranuar pjesërisht për disa nene që lidhen me statusin dhe organet e qeverisjes në drejtësi.

Nderkohe qe kryeministri Rama ne menyre te vazhdueshme i ka akuzuar gjyqtaret qe jane ankuar per ligjin e Vettingut, dhe sidomos ligjin qe zbardh lidhjet e gjyqtareve dhe prokuroreve me krimin, se jane skuthe.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Vettingu sërish në Kushtetuese, ja çfarë kërkojnë gjyqtarët. Rama nuk ndryshon qëndrim: Janë skuthë…!”

  1. Altini says:

    Gjykata Kushtetuese eshte ne konflikt te paster interesi. Gjyqetaret e saj jane vete skutha dhe pa piken e integritetit dhe ju intereson nje veting amorf. Nese kjo gjykate vendos ne favor te interesave te ngushta te gjyqtareve dhe prokuroreve te korruptuar, atehere mbetet nje rruge e vetme: VETINGU NE REFERENDUM POPULLOR . Vetem ne kete menyre anullohen te gjithe amendimet e kryera dhe parandalohen tendencat per arnime te tjera ne te ardhmen. Rrofte drejtesia e paperlyer!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *