VIDEO/ Pogradec, drejtuesja e PD bashkohet me PS: I dhamë fitoren, Basha na kërcënoi! Nuk votoj një të pashkolluar si Balliu!

Dhjetra demokratë të Pogradecit i janë bashkuar Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve të 25 Qershorit me arsyen se PD e vërtetë për të cilën ata kanë kontribuar, është shkatërruar nga Lulzim Basha dhe se kandidati Klevis Balliu është një fyerje për ta dhe Pogradecin.

Ata kanë zhvilluar një takim me kandidatin e Partisë Socialiste në Pogradec, Eduard Shalsi, për të shprehur mbështetjen e tyre për PS.

Por ajo që ka i ka surprizuar të gjithë, është fjala e kryetares së gruas të Partisë Demokratike Pogradec dhe këshilltare e PD në këshillin bashkiak, e cila ka deklaruar largimin e saj nga ajo që e quan “Republika e njerëzve humbës”.

Manushaqe Malçellari ka ironizuar djalin e Fahri Ballliut duke thënë se “Si do të zgjidhë ky djalë hallet e qytetarëve, kur hallet e tij i’a zgjidh babai?”

“Nuk mund të votoj një njeri të pashkolluar, pa eksperiencë”-deklaron ajo.

Deri sot një nga drejtueset e rëndësishme lokale të PD në Pogradec, Malçellari ka akuzuar Lulzim Bashën se ka shkatërruar vlerat e demokracisë në PD.

“Nëse ti flisje, ti kërcënoheshe, zëri yt shtypej. Ne i dhamë fitoren por zoti Basha nuk e vlerësoi këtë fakt, nuk thotë faleminderit. Nëse zoti Basha nuk më takon mua që jam drejtuese politike, po një qytetari të thjeshtë si do t’ia qajë hallin? Nuk mund të varen shpresat tona te Fahri Balliu”-thotë ajo.

Ndërsa kandidati i PS, Eduard Shalsi, e ka cilësuar këtë një shembull emancipues për politikën dhe shoqërinë.

“Ajo do të votojë Partinë Socialiste, sepse kërkon të përfaqësohet nga një politikë serioze dhe dinjitoze. Sepse ka qytetarinë për të kuptuar se një parti ku mbytet zëri i lirë, ku ndëshkohesh nëse nuk pranon fahrinjtë, ku nuk të thonë faleminderit për kontributet, ku injorohesh nëse je në të drejtën tënde, që nuk bën asnjë të mirë publike për qytetin, nuk meriton të ushqehet me militantizëm të verbër”-shkruan Shalsi ne Facebook.​​

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...