VIDEO/ Pogradec, drejtuesja e PD bashkohet me PS: I dhamë fitoren, Basha na kërcënoi! Nuk votoj një të pashkolluar si Balliu!

22 Qershor 2017, 12:17Politika TEMA

Dhjetra demokratë të Pogradecit i janë bashkuar Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve të 25 Qershorit me arsyen se PD e vërtetë për të cilën ata kanë kontribuar, është shkatërruar nga Lulzim Basha dhe se kandidati Klevis Balliu është një fyerje për ta dhe Pogradecin.

Ata kanë zhvilluar një takim me kandidatin e Partisë Socialiste në Pogradec, Eduard Shalsi, për të shprehur mbështetjen e tyre për PS.

Por ajo që ka i ka surprizuar të gjithë, është fjala e kryetares së gruas të Partisë Demokratike Pogradec dhe këshilltare e PD në këshillin bashkiak, e cila ka deklaruar largimin e saj nga ajo që e quan “Republika e njerëzve humbës”.

Manushaqe Malçellari ka ironizuar djalin e Fahri Ballliut duke thënë se “Si do të zgjidhë ky djalë hallet e qytetarëve, kur hallet e tij i’a zgjidh babai?”

“Nuk mund të votoj një njeri të pashkolluar, pa eksperiencë”-deklaron ajo.

Deri sot një nga drejtueset e rëndësishme lokale të PD në Pogradec, Malçellari ka akuzuar Lulzim Bashën se ka shkatërruar vlerat e demokracisë në PD.

“Nëse ti flisje, ti kërcënoheshe, zëri yt shtypej. Ne i dhamë fitoren por zoti Basha nuk e vlerësoi këtë fakt, nuk thotë faleminderit. Nëse zoti Basha nuk më takon mua që jam drejtuese politike, po një qytetari të thjeshtë si do t’ia qajë hallin? Nuk mund të varen shpresat tona te Fahri Balliu”-thotë ajo.

Ndërsa kandidati i PS, Eduard Shalsi, e ka cilësuar këtë një shembull emancipues për politikën dhe shoqërinë.

“Ajo do të votojë Partinë Socialiste, sepse kërkon të përfaqësohet nga një politikë serioze dhe dinjitoze. Sepse ka qytetarinë për të kuptuar se një parti ku mbytet zëri i lirë, ku ndëshkohesh nëse nuk pranon fahrinjtë, ku nuk të thonë faleminderit për kontributet, ku injorohesh nëse je në të drejtën tënde, që nuk bën asnjë të mirë publike për qytetin, nuk meriton të ushqehet me militantizëm të verbër”-shkruan Shalsi ne Facebook.​​

4 komente në “VIDEO/ Pogradec, drejtuesja e PD bashkohet me PS: I dhamë fitoren, Basha na kërcënoi! Nuk votoj një të pashkolluar si Balliu!”

  1. Derra says:

    Shalsi duhet te paguaje faktin qe i ka vene emrin ligjit te plehrave per llogari te shefave te tij. Turp t’i vije, njeri pa fytyre. Propozoj qe gjithe “riciklimi ” radioaktiv te ndodhe ne mes te pogradecit, tek votuesit e tij.

    1. Vica says:

      Ai kryetari i bashkise qe eshte i PDse ja u ndriti Pogradeci he! Apo ndoshta Lesh e Lija do ja u ndrisi me shume.
      Edi e thot mire qe shqiptaret kane 2 mundesi me 25 Qershor:
      e para te krijojne shtet qe vetem PSja qe ka njerezit me te devotshem per te arritur kete,
      e dyta te vazhdojne antishtetin duke votuar te tjeret, ndarja se tepsise nga shushunjat e Lesh e Lise, PDIUse, Republikaneve, Blushave e coo.
      Ne jemi me fat qe kemi akoma njerez idealist dhe te devotshemsi Edi, Erioni, Saimiri, Balla, Brace e te tjere ne PSne e sotme. Kjo PS eshte pastruar me ne fund nga shume plehra tepsie si Meta i Lesh e Lise, Blushi i partise vet dhe dallkauket e tjere.
      Numri 2

  2. Poradeci says:

    Ne nje takim qe pata me ndihmesin e te deleguarit nga qendra per rrethin e Pogradecit Saimir Musta me tha: Mendimet qe ke per disa probleme qe lidhen me punesimin, infrastrukturen rrugore, rritjen e te ardhurave dhe per Bujqesine Ai me tha: te gjitha shkruaji ne nje leter dhe mi jep mua- jo i thashe kjo nuk behet po deshe mund ti incizojme atehere mund tja u jap, jo me tha kjo nuk behet- gjithashtu ithashe se behet fjale per miliarda dollare me shikoj dhe me tha SA ZERO KA MILIARDI (si duket ju duka anormal) pasi u mendova buzeqesha dhe i thashe:Miliardi ka 9 zero dhe me gjith TY behen 10 zero.Duke u ndare nga nje pritje e pa zakonte nga ekipi i ardhur nga qendra.

  3. Sonila says:

    Eduard Shlsi, ndihemi krenare qe nje djale energji si ti do te na perfaqesoje… Ka ardhur koha ti japim fund injorances qe ka shkaterruar pogradecin. Forcaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje