Zgjedhjet në “Facebook”, PS merr 76 deputetë, PD 40 dhe LSI 14

Nga Drini Kuqo

Pëlqimet në “Facebook” janë një tregues që gjithmonë e më shumë po merren në analizë nga kompanitë e specializuara të sondazheve.

Ndonëse ato nuk mund të dëshmojnë në mënyrë shkencore se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve, totali i pëlqimeve është një tregues i qartë mbi popullaritetin dhe trendin e momentit që gëzon një forcë e caktuar politike.

Në Shqipëri, pëlqimet për partitë e caktuara mund të vërehen qartë tek pëlqimet që kanë faqet e liderve të tyre në rrjetet sociale, pasi mesazhet kryesore transmetohen përmes faqeve të liderve dhe jo faqes së partisë. Përjashtim bën vetëm LSI, me Ilir Metën (si dhe Petrit Vasilin) që nuk ka fare një faqe zyrtare, ndaj në këtë analizë është pranuar faqja zyrtare e partisë dhe jo ajo e liderit.

Sot për sot, nëse pëlqimet do të ktheheshin në vota, gjë që në fakt ndodh në shumicën dërrmuese të rasteve, do të kishim këtë rezultat të zgjedhjeve:

PS (Edi Rama) – 1 085 643 vota, ose 54% e totalit

PD (Lulzim Basha) – 578 608 vota, ose 28,7% e totalit

LSI (Petrit Vasili) – 208 212 vota, ose 10% e totalit

LIBRA (Ben Blushi) – 62 657 vota, ose 3,1% e totalit

PDIU (Shpëtim Idrizi) – 51 870 vota, ose 2,5% e totalit

SFIDA (Gjergj Bojaxhi) – 23 164 vota, nuk kalon pragun

Totali i votave (pëlqimeve) – 2 010 154

Nëse një shpërndarje e tillë e votës do të verifikohej edhe në zgjedhje, atëherë PS do të jetë në gjendje të formojë e vetme qeverinë, me 76 deputetë. Ndërkohë, PD do të futej në Parlament me 40 deputetë dhe LSI me 14.

Sipas këtij sondazhi jo-shkencor, si PDIU, ashtu edhe Blushi, do të ishin në gjendje të fusnin në Parlament midis 1-4 përfaqësuesve.

Kuptohet, ky sondazh ka një marzh gabimi të lartë, pasi shumë persona i bëjnë like më shumë se një lideri ose sepse jo të gjithë simpatizantët jetojnë në Shqipëri, e megjithatë, ai është në gjendje të hedhë pak dritë mbi popullaritetin (në përqindje, jo total vote) që gëzon secila forcë në Shqipëri. 

Shënim: Është marrë në konsideratë popullariteti i faqes së liderit, me përjashtim të LSI, ku është marrë parasysh faqja e vetë partisë pasi liderët e saj nuk kanë një faqe zyrtare

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Zgjedhjet në “Facebook”, PS merr 76 deputetë, PD 40 dhe LSI 14”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    duke pare kaq shume tsamides,te ben te besosh se Zerva nuk vrau asnje tourkotsam dhe cdo pretendim i te pabeseve eshte trillim………….

    1. papa tfgs1 pousti says:

      Tfgs papaaaa ! Mos i shaj tsamides se i kini aleatë ! Dashi i Havasë me Doules jevghitis ! Apo do jua punoni prape si në 44,. Sa tu merrni votat pastaj ju fusin brrylin.

  2. selim rroshi says:

    Slejohen 5 dite para zgjedhjes sondazhe. Keni thyer ligjin si portal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *