Bushati takon tregtarët e vegjël në Shkodër, qytetari: Kam me votu për ju sepse kam votuar tan jetën

23 Qershor 2017, 14:57Politika TEMA

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, Ditmir Bushati dhe kandidatja Senida Mesi janë takuar me banorë dhe tregtarë të vegjël ndërsa u kanë shkuar pranë vendeve të tyre të punës apo edhe në rrugë në dy zona tregtare të qytetit.

Në bashkëbisedimin me ta, Bushati dhe Mesi shkëmbyen mendime dhe sugjerime për lehtësitë dhe mbështetjen e mëtejshme ndaj biznesit të vogël dhe shtimit te fronteve të punës në qytetin e Shkodrës.

Banorë: Kam me votu për ju sepse kam votuar tan jetën.
-Ne pensionistët kemi nevojë për një fije më shumë.

Takimet dere me dere ne çdo lagje te qytetit nga vete Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i shoqëruar dhe nga kandidatet e tjerë të Partisë Socialiste ishin karakteristike e fushatës së socialistëve  për zgjedhjet e 25 qershorit në Shkodër.

1 komente në “Bushati takon tregtarët e vegjël në Shkodër, qytetari: Kam me votu për ju sepse kam votuar tan jetën”

  1. Xen deledashi says:

    Bushati, politikani më i aftë i qeverisë Rama. Na ka zbardhur faqen jashtë vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje