E megjithatë, Lulzim Basha ka tri merita thelbësore

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Ervis Iljazaj (Mapo)

Përtej faktit se në këto zgjedhje Lulzim Basha merr pjesë për të forcuar lidershpin e tij brenda Partisë Demokratike se sa për t’i fituar ato, politika e tij opozitare ka një bilanc pozitiv në tërësinë e saj.

Kjo eshte sprova e pare e Bashes per te krijuar dhe percjell frymen e tij ne Partine Demokratike. Kete gje e tregoi me listen e tij te kadidateve per deputet, ku kishte të gjithë të drejtën dhe mbi të gjitha detyrimin të formonte ekipin e tij. Me gjithë kritikat dhe debatet që shkaktoi ajo listë, duke qenë se la jashtë saj disa nga emrat historikë të partisë, Basha pati të vetmen mënyrë për t’u shkëputur nga një parti që e gjeti humbëse në 2013, e testoi në zgjedhjet lokale të 2015-s dhe, rezultoi përsëri e tillë.

Në këtë kuptim, përpjekja e tij për të riformuar partinë duke zgjedhur grupin parlamentar që ndjek dhe pasqyron mënyrën e tij e të bërit politik është më se legjitime. Beteja e tij kryesore në këto zgjedhje është pikërisht një mënyrë e re drejtimi dhe mendësie brenda Partisë Demokratike.

Për këtë arsye Lulzim Basha e ka pothuajse të pamundur qeverisjes e vendit. Beteja e tij politike ndodhet në një fazë tjetër dhe ende larg të qenit gati për të drejtuar vendin.

E megjithatë Basha ka tri merita thelbësore nga marrja e drejtimit të PD e deri në këtë fazë të opozitarizmit të tij.

Pikë së pari, ka meritë kryesore për ligjin e dekriminalizimit. Me insistimin e tij konstant duke e kthyer çështjen e kriminalizimit në fokus të opinionit publik, Shqipëria ka sot një ligj i cili dha efektet e tij që në këto zgjedhje. Mund të bëhet çdo analizë mbi listat e deputetëve, por një gjë është e sigurt, që në këto lista nuk ka patur asnjë rast ku të jetë kandiduar një person me probleme të rëndësishme ligjore.

Pikë së dyti, protesta e tij në çadër futi në diskursin publik si asnjëherë më parë kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke arritur një marrëveshje politike me Kryeministrin Rama për sigurimin e standardeve në zgjedhjet e 25 Qershorit. Kjo marrëveshje për herë të parë evitoi përdorimin e administratës publike gjatë fushatës zgjedhore. Depolitizimi i shtetit gjatë një procesi kaq thelbësor për demokracinë, është një nga meritat kryesore të kësaj marrëveshjeje.

Pikë së treti, Lulzim Basha gjatë fushatës së tij ka imponuar agjendën e uljes së taksave. Taksat e ulëta janë arma e tij më e fortë në këto zgjedhje, duke detyruar dhe kundërshtarin politik të rimendojë modelin e tij të taksimit. Edhe pse shpenzimet buxhetore që ai premton janë të një natyre etatiste duke krijuar një paradoks midis taksave të djathta dhe një shteti të majtë.

Deri më sot, Partia Demokratike kishte një kokë dhe një trup, të cilët shpeshherë nuk përputheshin me njëri-tjetrin. Askush nuk mund ta fshehë që ajo parti ishte e dyjëzuar në shumë drejtime. Ky ishte rasti i vetëm dhe ndoshta i fundit për t’u shkëputur njëherë e mirë nga hijet e të kaluarës dhe të tregonte kurajën politike që një lider që pretendon të qeverisë vendin duhet të tregojë. Lulzim Basha këtë mision e ka përmbushur plotësisht. E ka futur Partinë Demokratike në një rrjedhë tjetër historike. Detyrat e tij opozitare në këtë drejtim janë më se të mjaftueshme për të merituar drejtimin e saj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “E megjithatë, Lulzim Basha ka tri merita thelbësore”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Me Mulin pasqyron menyren e te berit politike.. Haha.. Te heqesh Bregun e Selamin intelektuale e te mbash nje cope mishi me dy sy ne Parlament.. Ahh po cadra, ngujou dhe o bej sic them une pakica, o ska.. Model I bukur demokratik.. Me Ristanin I denuar fajtor ne gjykate dhe duke e pasur sekretar partie tregon shume qarte sa e respekton ate qe proposing.. Bej sic them une, e mos bej cfare bej une.. As per taksat, duhet te qeverriset modeli pastaj mund ta cilesosh rezultatin.. Eshte vone or cun I Mapos te perpiqeni ti mbushni njerzve mendjen mbase vetes po.. Sa te jete Plaku Vrases ne ate parti, kot flet per qesharake e injorante. Mbushini mendjen vetes tuaj qe ujku spo kafshon se eshte enderr.

  2. nn says:

    Lulezim Basha ka vetem nje merite – shkaterimin pa dinjitet te PD-se

    gjithe te tjerat qe mundoheni te servirni si merita te tij, jane “BULLSHIT”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *