FOTOT/ Nga veshja, batutat e deri tek lodhja e Ramës, ja çfarë nuk patë dje në ‘Opinion’

23 Qershor 2017, 15:12Politika TEMA

Edi Rama ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Opinion”.

Ai erdhi përballë gazetarëve, 4 vite pas drejtimit të tij si kryeministër i Shqipërisë dhe vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit.

Që në fillim ardhja e tij ishte jo si zakonisht.

Ai mbërriti vonë në emision, për shkak të mitingut përmbyllës që po mbante në qendër të Tiranës.

Ndërkohë që Blendi Fevziu kishte nisur emisionin, sepse kështu ndodh në “Opinion”, emisioni fillon në orën e duhur pavarësisht nëse ka ardhur i ftuari apo të gjithë të ftuarit; ata priten live në studio.

Pra drejtuesi i emisionit ka vazhduar ndërkohë që kryeministri ishte rrugës.

Ardhja e tij u bë pak më spektakolare, nëse mund ta quajmë kështu, sepse në hyrje të televizionit Klan ishte një kamerë live dhe i gjithë stafi i emisionit që priste që Rama të futej brenda ambienteve.

Kur Rama zbriti nga automjeti i tij, u pa që ishte me të njëjtën veshje si edhe në miting.

Menjëherë kjo gjë ju ra në sy analistëve, të cilët e komentuan në studio veshjen e Ramës si të papërshtatshme për emisionin.

“Me tuta Fevzi në emisionin tënd nuk ka ndodh që të vijë njeri”, tha Armand Shkullaku, ndërkohë që Blendi Fevziu ja ktheu se: “Nuk mund t’i gjej kostum që ta vesh”.

Por nga ana tjetër Baton Haxhiu ishte dakort me veshjen e Ramës, pasi përshtatej me kohën e fushatës.

Rama në studion e “Opinion” ka ardhur me stilin e veshjeve spotive që po paraqitet nëpër fushata dhe takime elektorale së fundmi.

Këmisha e bardhë që e mbante të hapur, me numrin dy në ngjyrë vjollcë, poshtë saj një bluze të zezë me simbolin e dy gishtave dhe një trëndafil të kuq, çka simbolizon numrin e fletës së votimit, një simbol që Rama duket se po e përdor më shumë se PD kohët e fundit.

Tuta të zeza, në formë çitjane, atlete sportive të bardha dhe çorape të kuqe.

Pavarësisht se nuk ishte për formatin e kërkuar të emisionit, Rama edhe këtë herë tërhoqi vëmendje për veshjen e tij dhe kombinimin e ngjyrave.

Pas grimit, ai hyri dejtë studios, ku edhe Fevziu e priti me një batutë duke i thënë se nuk mund t’ja këndonin himnin pasi emisioni kishte filluar.

Rama vazhdoi me shtrëngim duarsh të shpejtë me 4 analistët, dhe me pas u ulu përball tyre.

Në përgjigje të batutës së Fevziut ai tha se: “Ti Fevzi si gjysmë tradhtar që je nuk e këndon dot atë himn”.

Fillimi i intervistës ishte paksa i vështirë për Ramën, pasi stafi i emisionit kishin përzgjedhur 17 pika të programit të tij të cilat i konsideroi si dështim, çka e bëri Ramën që në nisje të emisionit të ngrinte duart lartë dhe me ironi t’i përgjigjej gazetarit: “Jam i dështuar”.

Kaq u desh që më pas të gjitha portalet ta kishin atë lajmin kryesor.

Ajo që ra tjetër në sy tek Rama dje është se u duk paksa i lodhur, herë pas here mbështeste kokën mbi dorë dhe kjo sepse si të gjitha këto ditë, dhe dita e djeshme për të ka qenë tepër intensive me takime me elektoratin.

Por edhe pse në situatë të tillë, nuk munguan batutat nga ana e tij, e cila dihet që është pika më e fortë kur vjen puna për të bërë audiencën për vete. Opinion

14 komente në “FOTOT/ Nga veshja, batutat e deri tek lodhja e Ramës, ja çfarë nuk patë dje në ‘Opinion’”

  1. adi says:

    si kryeminister e si politikan
    e vune poshte ne menyren me poshteruese Tan Hoxha me Shkullakun.
    si stilist turk me citjane qe ka jetuar ca dite poshte urave ne paris , mund te fitonte ndonje pike po te ishte ne anadoll .
    shkurt dje te opinoni corapekuqi firmosi shkarkimin e tij!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Populli Shqiptar says:

      Ti duhet te jesh specialist anadolli ose anadollak se e dike mire stilin e tyre.
      Le te shikojme komentin tend me 26-Qershor kur partite e taves qe mbeshtet ti te ikin sic thote Xhozi per lesh.

    2. Taqka says:

      Dole prape ti shkerdhatë ?

    3. Tani says:

      Rama eshte karizmatik dhe teper i zgjuar ne pergjighet e tij. Edhe pse jam i palekundur ne mbeshtetjen e tij dhe PS, per ato qe kane bere per Shqiperine, Rama ishte vertet i lodhur, teper i lodhur, madje i raskapitur. Ai mezi mbante koken drejt dhe dukej qe kishte dhimbje qafe dhe sigurisht inflamacion te kordave te zerit. Gazetaret ishin te pushuar, plot me energji dhe sigurisht te pergatitur per cfare do te pyesnin. Rames i mungonte qetesia, coolness, magnetizmi i kryeministrit. Ne fakt nje keshille kam per Ramen qe te jete i qete, te tregoje forcen si kryeminister, dhe te mos i lejoje ata capaculer ta neperkembin duke e nderprere apo duke i bere romuze. Kjo tregon se gazetareve tane ju mungon etika dhe respekti per kryeministrin e vendit. Emisioni i keqdrejtuar nga Fevziu qe perpiqej ta nxohte KM me lloj lloj nderhyrjesh me vend dhe pa vend dhe me nderpreje jo etike krijoj nje kokafoni sigur po diskutonin nje grup gjimnazistash. Emisioni ishte tendencioz. Fevziu e la Meten nje dite me pare te villte vrer si donte dhe kur donte. Ketu behet fjale per te ardhemn e Shqiperise dhe popullit shqiptar. Cfare kerkojne keta gazetare ardhjen e Berishes dhe Bashes apo Metes qe kane treguar qe jane te korruptuar dhe tradhetore e hajdute. Ne emision nuk tregohej respekt per Kryeministrin. Fevziu eshte i papjekur si gazetar dhe luan si nje femije kapricioz qe per fat te keq z. Rama ja ka dhuruar vete me tolerancen e tij. Te gjithe e therresin Edi apo Rama. Ne fakt ai eshte figura numer 1 e shtetit dhe njeriu me pushtetin me te larte ne Republiken e Shqiperise (sigurisht edhe figura e Presidentit). Ardhja me tuta ja ul atij autoritetin qe te jep veshja me kostum dhe gravate. Folja me qetesi, me relaksim, dhe ‘djegja’ me rrufe ne koke e kujtdo qe guxon ta nderprese apo te provoje ti nxise nervozitetin do te ishte menyra me e mire per ti shkaterruar mijte e Berishes. Te gjithe e dime qe z. Rama dhe PS kane bere me te miren per Shqiperine ne keto 4 vjet. Kete nuk mund ta ndryshoje as Shkullaku as Tan Hoxha. z. Rama u perpoq qe ti bindte keta te shitur dhe bashkepunetore te SHQUP-it pa suskses. Sigurisht qe nuk mund te bindesh ‘bishtqenet’ apo besh per vete Shkullakun dhe Hoxhen qe ne fund te fundit ja kane shitur shpirtin letrave jeshile. Sidoqofte uroj qe z. Rama pasi te behet KM ne 25 Qershor te mos luaje me me keta krimba por te tregoje forcen e me shume se 1 milion votave ne cdo bisede. Bisedat duhet ti beje tamam sikur z. Rama i ka bere ne studiot e BBC, VOA apo France Press. Ne rast te kundert eshte mire te largohej dhe te mos vazhdonte biseden me tutje.

    4. Ladi says:

      Kush e vuri perposh ata koragjozet? Ata nuk dine nga lidhet gomari.

  2. Shqiptari says:

    Vazhdoni e …….ju bishtat e saliut.
    Te kuptosh Edi Rama duhet te kesh tru. E ju jeni …..
    Jeni ju te paret qe diziformoni popullin. Jeni ju qe I keni lene langaraqe politikane te tallen me popullin.
    E mos e botoni komentin .ju pelqejne lavderimet. Por Jo I ka thene nje te vertete blndit faqeziu. Ashtu eshte.
    Kush do shtet te votoj PS. Vetem. Po e mori lul basha ju shiti te tereve sic shiti detin.ka dhene prova e eshte turp per faktet ti japesh vote.

  3. taraboshi says:

    Bledi Fevziu jo gjysem tradhetari si i tha Rama por fashist i terbuar antishqiptar me xhufke.Asnje rruge se paku ne Tirane ku jeton nuk i bie ne sy apo rregullime blloqe pallatesh bulevarde kopshte cerdhe kande lojrash etj etj pa fund qe nuk mund ti permend te gjitha se me duhen faqe te tera ti mbushi ketu por shikohen me syte e cdo njeriu pervecse me syte e Fevziut jo se eshte qorr edhe qorrave injorante qe merr ne emision si A.Hoxha A.Shkullaku gazetari zenit gazetari ish radjo televizorit etj etj se nuk i shkon kush tjeter e nuk me kujtohen tashti emnat e ketyre palo analisteve Po te jete me fol per Salen e Lulin edhe 21 Janarin Gerdecin shitjen e detit ja quan arritje Prandaj i bej thirrje te gjithe shqipetareve qe ti bojkutojne ne cdo drejtim keto kelysh kriminela .

  4. Nasi says:

    E vetmja arsye qe do votoj Ramen eshte qe; i vuri ne rradhe krimbat e gjizes qe te paguanin dritat

  5. Kellira says:

    Me i lumturi eshte Nikoll Lesi.
    Te te lere kryeministri t’ia marresh ne goje eshte sukses.

  6. Lili says:

    Nasi and co,
    Problemi eshte se sot komentet e juaja jane pjese e propagandes,dmth nuk ia ve mendjen kush,ashtu si stilit ´cool’ i kryeministrit aq démodé sot neper bote ,pos tek te mbrapambeturit: shiko Macron,shiko Trudeau kjo eshte modernja sot ,jo keto gjeste te Rames qe n’evrope jane ba ne vitet 70!Sot edhe cohen bendit qe dikur e kishte stil tutat e kemishat pa kravat vesh kostum…
    E ka shkel kohaRamen,kjo kjo po shihet edhe ne menyren se si ai e perdor internetin alla Berisha….

  7. nord.al says:

    Nasi, ke fole fjale ari.

  8. Emigranti says:

    Keni rrjedhur qe te gjithe,qeveritare te vjeter e te rinje ,ne moshe e detyre,gazetare e suita servilesh e sanlepires te pushtetit .Per fat te keq keni nivelin kulturor e profesional,politik e kulturor me te ultin ne ballkan!Turp per ju dhe jo vetem per ju, por per te gjithe ne qe ju shohim e degjojme ne emisione televizive parlament e mitingje !Eshte per te ardhur keq por me nje nivel te till kaq te ulet nuk mund te shkohet ne europe.
    Europa ka kulture,arsimim ,pjekuri profesionale e politike e gazetareske ka mendje e per shkak te te gjitha ketyre ,dhe ekonomi te zhvilluar e nuk mund te pranoi ne gjirin e saj ,nje shtet me drejtues anadollak si shqiperia!Nuk na vjen mire te gjitheve si shqiptar per keto nivele kaq te ulta intelektuale qe kemi ,por e verteta edhe pse e idhur duhet te pranohet ashtu sic eshte nga te gjith shqipetaret .Duhet te punojme shum per te ndryshuar nga presidenti deri tek cobani i deleve ne mal, se te gjith jemi bashkefajtor te kesaj gjendje mizerabile!

  9. Vjola says:

    Edi Rama eshte votuar nga Shqiptaret per ate qe eshte dhe qe ja kane pranuar stilin e veshjes te komunikimit dhe punen qe ben.Keta analistet qe merren me veshjen e Rames nje gje duket se s’ kane kuptuar stilin e tij qe eshte unik dhe qe i shkon vetem Atij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje