Thirrja e Veliajt: Jepi lali Erit fuqi, që bashkë me Ramën ta bëjë këtë qytet

23 Qershor 2017, 00:29Politika TEMA

I pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga në “Dritare” në Vizion Plus, se çfarë u thotë njerëzve që zgjedhin të shkojnë në plazh të dielën dhe nuk shkojnë të votojnë, kryebashkiaku Veliaj u shpreh:

“Kjo është si puna e këndit të lodrave. Kur e bënim atë, njerëzit thoshin pse bëni këtë e nuk bëni ato të lagjeve.

Përgjigjja ime ishte, se ne mund t’i bëjmë të dyja.

Prandaj edhe për këta përgjigjja ime është: Rrugës për në plazh voton, jepi lali Erit fuqi që bashkë me Edi Ramën, ta bëjë këtë qytet.

Shko në plazh dhe kur të kthehesh do të gjesh një punë të mbaruar në Tiranë. Për çdo njeri që thotë se vota s’ka fuqi, unë i them se është e kundërta.

Do të ishim ne duke e bërë këtë bisedë te Pazari i Ri, nëse ky qytet nuk do të më kishte dhënë 50 e ca mijë vota përmbi kundërshtarin?

Patjetër që vota ka fuqi dhe ai që thotë të kundërtën mjafton të mendojë se ça fuqie pati vota në 2015 që solli këtë transformim dhe se si u humb për 10 vota në 2011.

Pra, këta janë shembuj tipik se ça fuqie ka vota”, tha Veliaj

1 komente në “Thirrja e Veliajt: Jepi lali Erit fuqi, që bashkë me Ramën ta bëjë këtë qytet”

  1. hatizhe Zeza says:

    Patjeter pse jo o Villain Qyrku, e mesove me ne fund qe duhet vota, per te mbrojtur vjedhjet e tua qe ben me projektet qe sajon ne emer te ndryshimeve te Tiranes. Ilace tu befshin ty ew tet velar qe po e rripni kete vend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje