VIDEO/ “Rai Arte”: Dhuntitë artistike të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama

23 Qershor 2017, 11:47Kulturë TEMA

Televizioni i njohur Rai i ka kushtuar një hapësirë të veçantë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Më saktë kanali “Rai Arte” që mbulon artin dhe kulturën ka intervistuar Edi Ramën artist, një aspekt që e dallon kryeministrin nga kryeministrat e tjerë.

Në artikull po ashtu bëhet një biografi e shkurtër e Ramës nga jeta e tij si pedagog në Akademinë e Arteve në kthimin e tij në Tiranë në 1998 ku dhe filloi jeta e tij politike.

Duke u pëqëndruar te puna e tij si kryebashkiak i Tiranës vihet theksi te jeta që i dha qytetit me ngjyrat dhe fasadat si dhe kontrollin e territorit e gjelbërimin.

“Në luftën kundër abuzimit me territorin dhe ndërtimtarisë pa leje, Rama u përgjigj me projektin e tij të “gjelbërt”, i cili solli krijimin e 96 700 metrave katror territor gjelbërim, si dhe mbjelljen e 1 800 pemëve në Tiranë. Kjo arritje e nderoi atë me një çmim të prezantuar nga Kofi Annan, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në Ditën Ndërkombetare të Luftës kundër Varfërisë, në vitin 2002. “, shkruan Rai Arte.

Me tëj artikulli vazhdon në përshkrimin e kreativitetit të Ramës.

“Rai Arte” takoi Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në hotelin ku ai po qëndronte në Venezia, me rastin e Bienales së 57-të, në të cilën ai merr pjesë si artist.

Edi Rama është i njohur për pasionin e tij estetik dhe dellin artistik. Pasi arriti të bëhej një pedagog pikture në Akademinë e Arteve në Tiranë, zhvilloi karrierën e tij në rezidencën artistike “Cite International des Arts”, në Paris, qytet në të cilin jetoi për disa vite në azil politik, për t’i shpëtuar përndjekjes në vendin e tij.

I rikthyer në Shqipëri, për të qenë i pranishëm në funeralin e babait të tij, e gjen veten brenda pak kohësh si Ministër i Kulturës, një detyrë që kryen nga viti 1998, deri në 2000-shin. i dalë i fortë nga kjo përvojë, zgjidhet në vijim kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe falë një seri nismash që synonin të ngjiznin tharmin e një ndienje krenarie dhe përkatësie qytetare, shërben si kryebashkiak edhe për tre mandate të tjera me radhë, deri në vitin 2011.

Projektet e tij të rikualifikimit të fasadave urbane dhe të hapësirave publike “shëruan” një frakturë të krijuar midis qytetarëve dhe autoriteteve shtetërore, që buron nga rrëzimi i regjimit komunist në Shqipëri. Rama përfshiu një numër artistësh të tjerë, midis të cilëve Olafur Eliason dhe Anri Sala, në transformimin e pallateve gri të kohës së komunizmit, duke gjallëruar me ngjyra të gjithë kryeqytetin dhe arkitekturën e tij, një sipërmarrje që nënvizoi edhe hapjen e qeverisë ndaj horizonteve të rinj.

Në luftën kundër abuzimit me territorin dhe ndërtimtarisë pa leje, Rama u përgjigj me projektin e tij të “gjelbërt”, i cili solli krijimin e 96 700 metrave katror territor gjelbërim, si dhe mbjelljen e 1 800 pemëve në Tiranë. Kjo arritje e nderoi atë me një çmim të prezantuar nga Kofi Annan, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në Ditën Ndërkombetare të Luftës kundër Varfërisë, në vitin 2002.

Për disa vite kryetar i Partisë Socialiste, shndërrohet në Kryeministër në vitin 2013. Brenda selisë së qeverisë ka krijuar një Qendër për Hapje dhe Dialog (COD), një hapësirë kulturore e mirëfilltë e dedikuar publikut, një hapësirë ku manifestohet edhe një herë më shumë liria e mendimit dhe vizioni i tij demokratik mbi artin.

Dhuntitë artistike të Kryeministrit shfaqen edhe gjatë aktivitetit të tij të përditshëm politik. Skrivania e vendosur në zyrën e tij është e mbushur me penela dhe lapsa të të gjitha ngjyrave, të cilat i përdor për të ngopur pasionin e tij artistik. Kështu, në duart e Ramës, axhenda e tij dhe ndonjëherë edhe dokumenta shtetërore, shndërrohen në një telajo për skica instiktive.


Dhuntia e Ramës, për të çliruar krijmtarinë e tij del në pah në ato momente të pakta kur Kryeministri arrin të gjejë kohë të lirë, për të vizituar atelienë e një miku, në të cilën është i lirë të punojë për realizimin e skulpturave në qeramikë apo në thurrjen e figurave tredimensionale në telajo. Në këtë hapësirë, Rama përmbledh në vetvete kuptimin e fjalës artist.

Christine Macel (shih intervistën e plotë), e goditur nga dhuntitë artistike të Kryeministrit, e ka ftuar atë që të marrë pjesë në “Viva Arte Viva”, titulli i zgjedhur për edicionin e Bienales së Artit të Venecias, ku Edi Rama prezanton një lloj posteri mural të një seleksioni të punëve të tij, një lloj dialogu artistik me Olafur Eliasson, ku shkrihet lidhja e ngushtë e të dy artistëve sa i përket çështjeve të ekologjisë dhe luftës kundër varfërisë.

4 komente në “VIDEO/ “Rai Arte”: Dhuntitë artistike të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama”

  1. Vesi says:

    Kultura multidensionale e ketij njeriu po ben diferencen midis kandidateve per kryeminister ne zgjedhjet aktiale. Kundershtaret, duke mos e perballuar dot mundohen ta paraqesin te paafte e me cene. Ky eshte Edi, qe te huajt e vleresojne ndersa ne se kuptojne.

    1. ganiu says:

      A u dhjefç në brekë mor Ves.
      Unë e quaj këtë emision si një gafë të ARTE, nëse është i njëjti stacion franko- gjerman që unë njoh.
      Është një humbje vlere këto që kanë shkruar. Shpresoj që të jenë gabuar dhe jo kompromentuar.

  2. Arber. says:

    Eh mor Gani sikur te kishim me teprice si puna jote do kishim bere me shume prokopi si komb.Haha teveqel qe nuk di ku ndodhesh.

  3. Tarasi says:

    Ne kishim nje Xhani de Biasi dhe e therisnim GANI po ti o gani duhet te jesh muti i tije nje fshatar me heqje barku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje