VIDEO/ Rama përcjell mesazhin më të madh të fushatës nga Vlora

Kryeministri Edi Rama ka përciellë një mesazh mjaft të ndjerë për qytetarët shqiptarë nga qyteti i Vlorës.

Përmes një video-selfie, Rama ka renditur të gjitha arsyet se pse më 25 qershor ata duhet të zgjedhin Partinë Socialiste.

Mesashi i liderit të PS-së mund të konsiderohet si një ndër mesazhet më të forta drejtuar shqiptarëve gjatë fushatës së tij elektorale.

Mesazhi i plotë i Ramës

Unë prapë nga Vlora sot që në mbrëmje të ngremë dallgën e fundit kuqezi në detin që shpresoj do vërshojë nga kutitë e të dielës.

Nuk më rrihet pa ju thënë dy fjalë të fundit, sidomos atyre që s’e kanë votuar asnjëherë PS-në për arsye të ndryshme, për bindje të djathta, për besnikëri ndaj partive të tjera, për mosbesim ndaj politikës në përgjithësi.

Dua të më besoni që ky moment është më i madh se sa bindja politike e secilit prej nesh. Ky moment është më i rëndësishëm se sa çdo parti dhe sa të gjitha partitë bashkë.

Ky moment është më i favorshëm se asnjëherë prej shumë-shumë kohësh për ta bërë politikën më të mirë dhe për t’u dhënë politikanëve të tepsisë së pushtetit një shuplakë shembullore, troç fare ky është momenti i Shqipërisë dhe mbi të gjithë e mbi gjithçka i Shqipërisë.

Dua që ta dini po ashtu se po të ishte për mua personalisht do mjaftonin dhe mbase do më tepronin për çka kam arritur në karrierë të gjitha këto vite betejash.

Nuk kam ndërmend të ngjitem më lart, nuk dua të kem asgjë më shumë për vete nga jeta politike. Nuk kam as kuriozitetin shumë njerëzor besoj për të provuar ndjesinë e të qenit në postin më të lartë ekzekutiv të Shqipërisë.

S’jam më këtu për t’i plotësuar vetes ambicien e ngjitjes në majë, dëshirën e të jetuarit në majë apo nevojën natyrale të politikanit për pushtet mbi të tjerët. Kam bërë plot fushatë.

Kam lagur plot bluza e këmisha, kam zbardhur çdo fije floku të mbetur në kokë dhe kam përshkruar mbi gjysmë milioni kilometra nëpër trupin e këtij vendi. Nëse nuk do ta ndieja në çdo qelizë momentin që ka ardhur me mundësinë reale për t’ia dalë aty ku të tjerët nuk ja dolën.

U dorëzuan, u lëshuan, u dëshpëruan, u larguan…Ma besoni sot nuk do isha duke lagur bluza dhe këmisha të tjera dhe duke sprovuar deri në ekstrem kordat e zërit për t’iu kërkuar përsëri votat.

Kam marrë prej jush vota pa fund, energji pa fund, emocione dhe përjetime pa fund aq shumë sa besoni po të isha kthyer sot njëherë e mirë në shtëpi nuk do kisha asnjë keqardhje nëqoftëse nuk do ta shihja njësoj si dritën e ditës mundësinë reale që kemi në këtë moment, për ta nxjerrë Shqipërinë në dritë.

Juve njerëzve të zakonshëm të këtij vendi ju kam thënë e stërthënë se idealet dhe qëllimet e mira në politikë nuk ekzistojnë, se politikanët janë të gjithë njësoj se mes tyre dhe jush është e gjitha një lojë e pistë, dhe karriera, paraja, klanet, tarafet, familja, janë gjithçka për ta.

Por askush nga vetë politikanët që e kanë baltosur politikën apo nga baltosjet e politikës llafazane nga ziliqarë të pashoq nuk e thonë që pa politikën njerëzimi ynë do të ishte barbari, egërsi, kafshëri.

Bota nuk do ishte kjo që jeni. Ndërsa unë ju them sot se po, politika bën keq se gjen, por ama bën mirë, kur mundet, nëse njerëzit, ju, e ndihmoni atë, politikën, të bëhet më e mirë, duke mos votuar qorrazi, me tifozllëk, por duke zgjedhur mençurisht, me mendje të kthjellët.

Politika mund t’i bëjë shumë mirë Shqipërisë në 4 vitet e ardhshme nëse ju zgjidhni punëtorët e duhur për ta ndërtuar më tej, së bashku me ju shtëpinë e shtetit modern shqiptar, mbi themelet e hedhura me mundim në 44 muajt e fundit.

Nuk u them të djathtëve ndërroni bindje, nuk u them demokratëve ndërroni parti, nuk u them atyre që s’u bën zemra të votojnë PS, mos dëgjoni zemrën.

Por u them thjesht si një shqiptar-shqiptarëve, të gjithë shqiptarëve të zakonshëm pa dallim se, unë dua ta vazhdoj këtë betejë, bashkë me të gjithë ju që politikanëve e partive iu keni dhënë vota pafund prej 25 vitesh dhe ndjeheni të përdorur apo të zhgënjyer.

Dua ta vazhdoj këtë betejë bashkë me ju, se Shqipëria bëhet. Dhe tanimë këtë e di si buka që hamë, dhe dua ta provoj, deri në fund mundësinë e fuqisë sonë, të bashkohemi për ta bërë fuqinë. Dhe nëse të dielën e krijojmë këtë mundësi fantastike, iu siguroj se ia vlen.

Prandaj miq të djathtë demokratë, mbështetës e simpatizantë të partive të tjera, apo edhe ju që nuk e keni vendosur ende, dua t’u them sot duke ju parë në sy se ky është një moment për ta vënë Shqipërinë mbi bindjet politike, mbi tifozerinë, mbi zhgënjimet e përditshme që keni ndaj politikës, ky është një moment për t’u dhënë partive dhe politikanëve mesazhin se nuk e marrin dot më qyl votën tuaj nëse nuk janë gati për t’u dhënë atë që ju duhet juve shqiptarëve dhe vendit.

Ky është një moment për të mos e humbur mundësinë e një bashkimi zemrash e mendjesh për Shqipërinë që duam nën flamurin kuqezi të Skënderbeut, të Ismail Qemalit, të Rilindjes, të motrave e vëllezërve emigrantë, e gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen.

Është ky momenti i artë për tu thënë jo, mjaft, boll, stop lloj lloj flamujve që valviten prej erërave të përçarjes mes nesh prej kaq shumë vitesh dhe lloj-lloj politikani që janë mësuar të përfitojnë duke tregtuar llumin e ndasive dhe të pakënaqësive mes shqiptarëve të zakonshëm.

Është ky momenti për të mos ja nxjerrë më sytë njëri-tjetrit me shkopinjtë e flamujve përçarës dhe për llogari të atyre politikanëve e të interesave të tyre personale dhe politike.

Momenti për t’i dhënë një mësim parazitëve të katundit tonë politik dhe mediatik që ja kanë penguar frymëmarrjen shqiponjës tonë dykrenore.

T’u japim një leksion dhe atyre që nuk e duan flamurin kuqezi të shqiptarëve të ngrihet në lartësinë e aspiratave legjitime të këtij populli.

Nuk di çfarë tju them më… nuk kam çfarë them më shumë veçse për tju falënderuar që më keni mbështetur, duruar, falur, apo edhe thjesht me keni komentuar në këtë faqe me të mirë a me të keq dhe ta mbyll me një lutje: Mos hiqni dorë nga ëndrra e madhe se Shqipëria bëhet. Mos u bëni njerëz të vegjël duke i bërë bisht votimit se nuk ju ka shkuar mirë familjarisht, por bëhuni ju të mirë për çfarë duhet.

Dhe aman, ju lutem, bëni çmos që mos më lini peng të atyre që duan të vazhdojnë të mbajnë peng Shqipërinë duke folur vetëm për ju kur ndizet televizori dhe punuar për vete sapo fiket drita e skenës elektorale.

Qofshi ju o njerëz zoti që i duhet Shqipërisë!

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme.

REMOTE_ADDR:[]

45 komente në “VIDEO/ Rama përcjell mesazhin më të madh të fushatës nga Vlora”

  1. Dashi Murati says:

    Jam me ju z.Kryeminister.Per nje shqiperi me shtet.
    Suksese dhe fitore

    1. shiiti baba Mondi nuk paguan dritat! says:

      fjale ,fjale dhe perseri fjale,madje shuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuume fjale…………………..!!
      por a mundet ti kuptoi suniti vlonjat[dhe jo vetem] gjithe keto fjaleeeeeeeeeeeeeeeee!!!???

      vlonjati[vezeshitesit]: sa i ke vezet??
      vzshitesi: me 10[leke]
      vlonjati: po,por me sa do mi japesh mua!?[i ikanosur]
      vzshshitesi: me 8[leke]
      vlonjati:sa bejne?
      vzshitesi: 8×8= 80[leke]
      vlonjati pasi i pagoi vezet i thote shokut te vet: ja hodha…………….

      1. Lugati says:

        shko thuja ne sy vlonjatit dhe shef si mson..si puna aristidh gumes ne pith te sateme..o te qifja udhet e janulles

  2. Laura says:

    Nje apel me shume se njerezor per zemren dhe trurin e cdo shqiptari. Do na kesh me vete Z. Kryeminister ne 25 Qershor ne kete beteje te gjate dhe te veshtire per te prosperuar familjen, shoqerine dhe gjithe kombin, shqiptar.

  3. Donalda says:

    Te lumte o Edi Rama .
    Me preke. Zoti qofte me shqiptaret tu hapi syte e mendjen qe te mos behemi lolo te lolove maskarenj te politikes shkateruese.
    VOTAT per EDI RAMA

  4. Je i madh. Je fantastik Edi Rama. Shqiperia ka me shume se kurre nevoje per ju per nje lider si ju te provuar tashme si mbrenda dhe jashte Shqiperise. E natyrshme se jo te gjitha gjerat behen ne me pake se 4 vite. Normale qe jo te gjitha premtimet realizohen sepse premtimet jane edhe pjese e nje endere qe deshirojme. Por ky popull ka para Tiranen qe vetem ne me pake se 2 vite ka njohur ndryshime ta paimagjinueshme nen drejtimin e Erion Velia qe dikujt i pelqen ta therrase lali Eri. Erioni eshte Edi Rama per Tiranen prandaj duhet kemi besim se sic Tirana ndryshoi edhe Shqiperia do ndryshoje nuk do te rrije ne vend apo te shkoje prapa sic ndodhte para ardhjes tuaj ne qeverisje. Urime dhe patjeter qe fitorja e Partise Socialiste dhe e Kryeministrit Edi Rama eshte e sigurte me mbi 71 deputete ne Kuvendin e Shqiperise. Suksese! Te gjithe ne votime me 25 Qershor.

  5. Populli says:

    O shqiptar kudo ku jini e ça do jini mbështeteni këtë njer ditën e diel për të shpëtuar njëher e mir nga shushunjat që ju kanë pirë gjakun.

  6. Albi says:

    Fitorja eshte e progresisteve e njerezve me shpirt me zemer dhe me mendje qe treguan ne keto kater vjet se gjitheshka esht e mundur se Shqiperia mund dhe do te behet Jane pak zullumqaret dhe jane shume shqiptaret qe duan Shqiperine ta shohin zonje Fitore me Edi Ramen

  7. Tonini says:

    Po ,jam shume dakort me ju,vetem ju mund ta beni kete vend,vetem ju ,qe heret jeni modeli i punes ne kete vend,vetem me ju mund te bisedojne shqipetaret,per hallet dhe problemet e tyre,vetem ju keni mencurine,kulturen,guximin dhe durimin per tu perballur me punen,vetem ju keni guximin,durimin,forcen dhe arsyen per tu perballur me anti punen,anti kulturen,anti shqiptaret,anti shtetin,pseudo anal~listat,psudo patriotet,pseudo shkencetaret,prandaj kam patur dhe kam besim se ju do te mbeshteteni fuqishem nga shumica e popullit,per te vazhduar punen e nisur,pa nevojen e mbeshtetjes nga shkerdhatokracia dhe perfaqesusit e saj,te cilet populli i njeh si paren e kuqe dhe do tja jape pergjigjen te dielen.

  8. Adam says:

    Te votosh ty eshte Shprese te mos votosh eshte Vdekja e shreses dhe te votosh te tjere eshte injorance. Keshtu le te shpresojme

    1. Grigor says:

      Te lumte goja Adam.
      Jo nga Edi Rama. Sepse Edi Rama eshte vetem nje njeri që sot eshte kryeminister dhe neser nuk do te jete.
      Ajo we me jep shprese eshte menyra se si shkruajne komentet njerezit e thjeshte ketu poshte artikujve. Sepse jane njerezit e thjeshte, jemi ne qe jemi forca qe çon perpara shoqërine dhe Shqiperine.
      Sa me te perparuar te jemi ne, aq me shume do kene frike politikanet nga vota jone.
      Neqoftese ne jemi mbrapa botes dhe e shesim voten si pa te keq sikur po shesim nje kokerr veze, atehere edhe politikanet do bejne si gjejne. Gjejne një popull budall, I hypin ne qafe. Kur eshte populli I mençur atehere politikanet I ze frika per te nesermen e tyre.
      Kam bindjen se ne me fund jemi ndergjegjesuar politikisht dhe nuk shkojme yrrja berihaj si turmat e viteve 90, plot me rrugeçë dhe idiotë.
      Prandaj kam shprese se hajdute si Ilir Meta nuk do mund ta gënjejnë me kete popull me dy thase miell per nje vote.
      Po te kemi ndergjegjen e perparuar politike, edhe sikur Edi Rama të dale gënjeshtar, e heqim prape ne, dhe vemë nje tjeter. Por nuk duhet te lejojme me politikane te perjetshem si Enveri dhe Saliu qe na mbinë ne sy dhe nuk I heqim dot deri sa te vdesin.

  9. Edlira says:

    Asnje fjale a program konkret. Thjesht me jepni mua te gjithe pushtetin qe sido qe te jete kater vjetet e ardheshme te bej si te dua edhe po nuk dola i sukseshem do ta gjej nje justifikim per tu mbyllur syte njerezve se ketu ne Shqiperi cudia me e madhe tre dite zgjat. Une uroj qe PS te marre maxhorance por aq sa ti duhet te beje koalicion se ne te kundert i bie te kalojme ne totalitarizem e kete njerezit nuk duhet ta lejojne. Duhet ta duam vehten pak me shume per tju kthyer totalitarizmit apo per tu shnderruar ne erdoganiste.

    1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

      Sakt,por si nje popull zulu qe jane shqipfolesit ,corapekuqi e luan mire propaganden………..
      Erdogan[turmave njethundrake,shumica me bourka dhe mustak]: ”………votoni mua,votoni AK,votoni per Turkye qe duam…”
      Mgjt,Rama ne dallim nga te tjeret banda/parti apo bandite/politikane islamike te pakten nuk eshte killer……….te tjerat nuk kane shume ndryshim,kshq eshte e vetmja ZGJIDHJE per Shqiperine.

      1. Nje tjeter says:

        O PLATO,po’ vete e ke thene mor burre,behet shteti me sunita?,me meten?ne bashen?me Idrizin?Sunitet do vazhdojnë te jene akoma por jo ne maje,kete po thote edhe rama ,ma jepni vetem pa sunitet neper kembe .Nuk ke sot nje force partiake qe mund te quhet opozite , vetem ne Shqiperi nje tufe me vrasës dhe hajdute vazhdojnë dhe quhen nga mediat opozite.ndersa kjo edlira na paska frike se perfundon ne diktature . Shkerdhimi i Berishës dhe metes nen emrin e demokracisë kesaj nuk i paska mjaftuar .Tani ka frike nga nje njeri i vetem se mos i vjedh demokracinë

        1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

          SAKT,vatanin[gjuhe sunitesh kjo hahahaha] do ta bej SHTET vetem nje kristian[sado te meta qe mund te ket ai] per sunitet as qe behet fjale,ata nder shekuj kane nxjrrre vec tradhetare dhe beqira…………..poshte sunitat,hahahaha!
          SUXESE RAMA !

      2. Lugati says:

        je ne qef o palikari janulles eeee..fund muji po mbrrin 300 evrosat e qerrata..amon marojini kto zgjedhje se na nxit jeten..se po isoj do jete kushdo qe te fitoje..po i mut do jena

    2. Shqiptari says:

      Edlira nuk eshte totalitarian pushteti se edhe amerika nje ka me 300 milion.
      Edi Rama e tregoi me bashkie e tiranes .. Cfare beri Luli bashuqi. Vodhi Rama Po mire ore ai kur erdhi ishte me qyp te mbushur, Po shikoni keta me qypa bosh. E Likja me qetesi e dashuri Po cirret. Po pse s………..sa per Lulin ka fakte.po e le te shet komplet se edhe takimet I Ben ne kishe me lobin Helen Serb e ne ambasaden ruse.

  10. ELIDON says:

    Suksese e me shum pune

  11. Isaraj says:

    Po se beri dhe ky shqiperin ska per tu ber me,te gjitha votat per EDIN

  12. Francesco says:

    Edi e gjithe shpiperia eshte me ty

  13. mirel says:

    Degjoni, po ju flet Mesia

    1. enter"" says:

      Shko e degjo Berishen e Bashen. Truri jot eshte shume mbrapa per te kuptuar progresin e Rames

      1. mirel says:

        Po c’te duhet o eliqiiri ..na ler rehat

  14. Artur Reka says:

    Edi Rama e do shqiperine, eshte i vetmi qe te jepe shprese se ky vend mund te behet, vetem injorantet apo ata qe jane gatuar keq qe ne lindje, nuk e duan Edi Ramen, Une e ndiej se kesaj radhe Edi Rama do marre nje vote te papare ndonjehere ne Shqipneri. Shikoni mitingun e Vlores ne ore 7 dhe do kuptoni se fitorja e Edi Rames do te jete e papare ndonjehere

    1. mirel says:

      Edi Ramiu e do Shqiperine aq sa e furnizon me koncesionet. Dhe oer ju qe kwni shpresa qe au do e beje Shqiperine jeni te humbur dhe pa te ardhme.
      Qe dijush ta bej vertet Shqiperine duhet te jete nen pergjegjesine e plote te kerkeses se llogarise nga ana e popullit.
      Gje qe ketu nuk ndodh fare.
      Sado qe keni per te qene idiote te lumtur, Edi Rama do vazhdohe ta shtrydhe Shqiperine me sponsorit e tij koncesionare.
      Juve jeni vetem skllever

  15. mira says:

    Zoti qofte me ju kryeminister

  16. Adriatiku says:

    Tani je bere qingj dhe ben si burre i mire e i dashur me shqiptaret, por mbetesh burre i keq dhe nuk ta jap voten sepse ti e shperdoron ate.

    1. Vezhguesi says:

      Gje nje tjeter njeri qe te te coje ne Europe dhe besoja voten atij. Po kujdes se mos ngec ne rrjetat e interesave e korrupsionit te thurrura keto 26 vite.

    2. WEB says:

      Per ty e kishte ate video o adriatik ,,,,per te pavendosurit,o ky ,ose zarfet e metes dhe horrat analfabet te bashes per nje dekade tjeter ,,zgjidh e merr

  17. mira says:

    Suksese ne rrugen qe po bejme bashke .z Edi Rama.

  18. mira says:

    Suksese ne rrugen qe po bejme bashke .z Edi Rama.

  19. fcb says:

    Je bere per te ardhur keq , mbushe parlamentin me kriminele dhe shqiperine me droge , u bere miliarder bashke me ate Beqajn tend dhe me tere sojin e sorrollopin tuaj dhe pa piken e turpi kerkon vota , votat do ti marresh , jo se je ti per te marre vota por ke gjetur nje popull dele qe jo vetem ti por ktu e 70 vjet e kene derrmuar sakatuar perdhunuar , prape ju voton dhe prape te voton , kajani nonat se ju ka ardhe dita .

  20. vlora.vlora says:

    shtypi morrat qe na kane pire gjakun

  21. vaso says:

    Ju lutem,c’fare beteje niset dhe doni t’a vazhdoni?

  22. tironsi says:

    Ruj koken se Rusit i ka hik truti nga fuqia e shqipetareve ne ballkan. Je i vetmi qe punon per shqiptaret e jo vetem per shqiperine, dhe shum serb e udb kemi te veshur si patriot

  23. Skelari says:

    E gjithe Vlora eshte me ty sot tek sheshi i Rami çamit

  24. petrit says:

    Inderuar EDI RAMA deri tani je treguar i palodhur, me nje dashuri te pashoqe per Shqiperine ke arritur te realizosh gjera qe nuk ja merte mendja kujt,por disa njerez harrojne si e gjete Tiranen dhe ktheve ne nje qytet te bukur ,atraktiv e te zhvilluar dhe i dhe shprese shqiptareve se Shqiperia mund te behet dhe tani si kryeminister perballe shume veshtiresive arrite perseri te realizosh reforma qe vene themelet e shtetit shqiptar aq te domosdoshem per kete popull te shume vuajtur. Lus ZOTIN dhe uroj per fitore me 25 Qershor ashtu si ta do ZEMRA jote.

  25. Aleksander Thana says:

    Edi Rama eshte i vetmi sot per sot, te cilit duhet ti besohet drejtimi i Shkqiperise. Eshte domosdoshmeri qe ky intelektual kurajoz te vazhdoje punen ne krye te vendit, ndryshe cdo gje do te marre te tatepjeten sic u ne per mbi 20 vjet rresht!!!

  26. Aleksander Thana says:

    Edi Rama eshte i vetmi sot per sot, te cilit duhet ti besohet drejtimi i Shkqiperise. Eshte domosdoshmeri qe ky intelektual kurajoz te vazhdoje punen ne krye te vendit, ndryshe cdo gje do te marre te tatepjeten sic u be per mbi 20 vjet rresht!!!

  27. Ajet says:

    Z . Kryeminister
    Une besoj se shqiptaret duhet te besojne ne sinqeritetin e fjalve tuaja pasi shqiptaret e dine mire se kush realisht e ka pasur pushtetin keto kater vite te shkuara.
    Ajo cfare keni bere me perkushtim e shume sukses eshte politika juaj lokale me fqinjet tane nje politike vertete dinjitoze e qendrimi juaj i palekundur perkrah aleatve strategjik te shqiptareve USA jo me fjale e demagogji por me vepra konkrete.
    Une do I beja thirrje cdo shqiptari per te votuar per ju per t’ju dhene nje mandat t plote por edhe pergjigjesi te plote per ato qe nuk keni realizuar e per ato qe po premtoni
    Shqiperia ka nevoje te shkeputet nga e shkuara e ndertimi i shtetit ligjor qe ka nisur te implementohet fale kembenguljes tuaj e ndihmen Amerikane.
    Te uroj suksese
    Ajet Delaj
    New York

  28. njeri i zakonshem says:

    Bravo,je kryeministri me i siksesshem i te gjith kohrave,dhe kete e ke arritur fal punes dhe perkushtimit tend,kush ka sy shikon ,kush ka vesh degjon,kush do shtet dhe nji jet me te mire! zgjedh se per ke do te votoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *