Denoncimi për blerje votash nga LSI, Luan Rama mohon akuzat: Nuk është e vërtetë, kryeministri të na kërkojë ndjesë, nesër do ta ndëshkojmë

24 Qershor 2017, 16:35Politika TEMA

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, në një konferencë për shtyp ka mohuar se makina që shpërndante para në Ksamil të ketë qenë e LSI-së.

Sipas Ramës bëhet fjalë për një keqkuptim të qëllimtë pasi Ilir Hysi i LSI-së nuk merret me këtë punë dhe ka vetëm një makinë.

Sipas tij, kryeministri Rama eshte një genjeshtar dhe qesharak dhe nesër qytetarët do ta ndëshkojnë.

“Eshte shfaqur si nje zedhenes genjeshtar dhe i papergjegjshem duke publikuar nje lajm te rreme.

Kryeministri i papergjegjshem shperndau nje lajm te rreme! Kete lloj lajthitje mund tja toleronim ndonje nepunesi ordiner dhe jo kryeministrit qe shfaqet me ordiner se kaq. Eshte e vertete qe kjo makine eshte ne pronesi te nje qytetari me emrin Ilir Hysi, por jo ai i LSI. Makina qe shperndante para per te blere vota nuk eshte e Ilir Hysit te LSI-se. Makina ne pronesi te nje Ilir Hysi tjeter.

Po e theksoj kete gje qe kryeministri i Rilndjes te verifikoje. Ilir Hysi i LSI quhet Ilir Vilson Hysi dhe ka vetem nje makine ne pronesi dhe eshte Mercedez Benz.

Nderkohe makina tjeter me targen qe e ka cituar LSI ne njoftimin e vet eshte e Ilir Fatmir Hysit qe ka nje biznes te vetin ne Sarande dhe qe gjendjet ne ate qe quhet Rruga e Skenderbeut ne Sarande. Makinen qe shperndante para e ka ne perdorim Jani Bregasi, sipermarres qe merret me ndertime, simpatizant dhe mbeshtetes i Rilindjes.

Zoti kryeminister shfrytezo atributet qe ke si kryeminister dhe mos u bjer ne qafe njerezve te pafajshem se LSI anetaret e saj, nuk ta kane asnje borxh qe ti pergojosh, njollosesh me shpifjet e tua.

Me e pakta qe mund te besh ti kerkosh ndjese Ilir Hysit dhe LSi-se per shpifjen publike dhe te ndalosh bandat e tua me police me uniforme dhe pa unfiorme qe po perpiqen te indimidojne, falsifikojne dhe trasfikojne me parate e kanabisit xgjedhjet e 25 qershorit.

Deshperimin dhe panikun per humbjen mos e shfaq…jane te tuat edhe me te medha dhe evidente do te behen neser por ruaj te pakten dimensionin qytetar dhe etiken e komunikimit me qytetaret.

Mos u ngut se do ta marresh neser drejtperdrejt me vote, me qytetari, me qetesi dhe dashuri gjithashtu, askush nuk trembet, ata pinjollet e krimit dhe disa police sherbetore,'”thotë Luan Rama.

4 komente në “Denoncimi për blerje votash nga LSI, Luan Rama mohon akuzat: Nuk është e vërtetë, kryeministri të na kërkojë ndjesë, nesër do ta ndëshkojmë”

  1. Artemisa says:

    Merre me ngadale o Luan, pse drejt e tek nmdeshkimi……

  2. Tani says:

    Ju akoma nuk doni ta kuptoni se kush jeni dhe si do katandiseni.Te henen ,kini durim se erdhi,per te tjerat me vone

  3. fatmir says:

    Qelbesire, merre me avash se do ta shohesh se shpejti se sa ju vlen lekura o plehra. Po prokurori a u zhduk kaq shpejt, si ka mundesi qe beni fushate sot kur eshte e ndaluar rreptesisht?

  4. tr says:

    Duroni dhe nje dite dhe do ta shihni , qe do te perfundoni si miu mbas poces .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje