Emrat: Ja 37 shqiptarët ‘non grata’ në SHBA, publikohet “lista e zezë” e Trump

24 Qershor 2017, 10:14Rajoni TEMA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vazhduar edhe për një vit urdhrin ekzekutiv për emergjencë kombëtare në Ballkanin Perëndimor.

Ky urdhër, i nënshkruar më 2001, nga presidentit i atëhershëm, George W.Bush, ka për qëllim që të përballet me kërcënimin e madh ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-së nga persona që janë të përfshirë apo mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ose ndaj pengesave që mund t’iu bëhen zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje apo ndaj Rezolutës 1244 të OKB-së për Kosovën.

Veprimet e “njerëzve që kërcënojë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihen aktet e dhunës ekstremiste apo veprimeve penguese, vazhdojnë të paraqesin kërcënim të madh për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Në këtë listë janë edhe 37 shqiptarë nga e gjithë hapësira ballkanike.

“Kërcënimi i përbërë nga veprimet e personave të angazhuar në, apo që ndihmojnë, sponsorizojnë, ose mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vende të tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ose aktet që pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje dhe Hercegovinë ose Rezolutën e Kombeve të Bashkuara e Këshillit të Sigurimit 1244 të 10 qershorit të vitit 1999, në Kosovë, nuk është zgjidhur. Përveç kësaj, Urdhri Ekzekutiv 13219 i ndryshuar me Urdhrin Ekzekutiv 13304 të datës 28 maj 2003, për të marrë hapa të tjerë në lidhje me aktet që pengojnë implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 në lidhje me Maqedoninë. Për shkak se aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetit pengues të përshkruara në këtë Urdhra ekzekutive janë armiqësore ndaj interesave amerikane dhe vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, unë kam vendosur që është e nevojshme për të vazhduar emergjencën kombëtare të deklaruar në lidhje me Ballkanin Perëndimor”, shkruan Barack Obama në sqarimin e kësaj liste.

Emrat e plotë të 37 shqiptarëve që gjenden në “listën e zezë” të SHBA-ve:

Xhevat Ademi

Nuri Behxheti

Adil Gafurri

Idajet Beqiri

Tahir Dalipi

Haradin Bala

Gafurr Elshani

Sabit Gashi

Skënder Hebibi

Xhavit Hasani

Kastriot Haxhirexha

Xhemajl Hyseni

Izmet Kryeziu

Menduh Thaçi

Ton Marku

Xhavit Morina

Isak Musliu

Jonuz Musliu

Shefqet Musliu

Rrustem Mustafa

Fatmir Limaj

Daut Haradinaj

Daut Rexhepi

Sait Rushiti

Rexhep Selimi

Shaqir Shaqiri

Emrush Suma

Azem Syla

Sami Ukshini, komandant Sokoli

Shefit Xhaferi

Emrush Xhemajli

Muhamet Xhemajli

Avdyl Jakupi

Xhezair Shaqiri

Sami Lushtaku

Nevzat Halili

Ramiz Lladrovci

 

23 komente në “Emrat: Ja 37 shqiptarët ‘non grata’ në SHBA, publikohet “lista e zezë” e Trump”

  1. une jam mbrapa liste says:

    Te gjithe “patriote” qe i kane “dhene” atedheut !!!!!!!! Si ka mundesi SH.B.A… te si serbet dhe ruset ……. emmm pune dreqi ene kjo !!!!! Po Likja , Gjini i Gjonajve ,Medi “mediumi” e tj ….. ku jane apo ka liste te dyte ????!!!!

    1. Adriatik says:

      Te gjithe turkoshqiptare safi….

    2. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

      nje katolik[turp per katoliket] e 36 turq,per cilet ”shqiptare” flisni TemA…!!!???

  2. emigrant deutschland says:

    po cfare lidhje ka kjo liste qe publikoni ketu…..sic shihet keta qe jane ne liste jane te tere islamike kosovare nuk na intereseon…..ne duam s-hale aqif Ramadan berishen qe te mos shkele ne SHBA.

  3. kashi says:

    po saliu ku eshte bashke me djalin zenin

  4. Hm bomba says:

    Paske fut edhe Menduh Thacin… po ik mor te q..sha robt kopil

  5. TRAPI says:

    KETO JANE SHQIPTTARE NGA KOSOVA….HIDAJETI KA QENE I PERZIER NE CA PUNE NE MAQEDONI….

  6. Loni says:

    Oooooeeeeee, na mbyten myslimat,bo bo bo bo

  7. santiago says:

    si ka mundesi ..99 jane musliman ,vetem njeri eshte katolik

  8. shqip says:

    Me siguri keta sunit bradhers kane çfaqur hapur idene e kosove , maqedoni , Jane turqi . Atehere ai biondi i shtepise se bardhe , i ka fut ne listen e al Baghdatit . Do ishte mire qe edhe Albania ta bente nje liste . Po jo me 37te , me 37000 . Do ndryshonte dhe ajri qe thithim , dhe uji qe pime .

  9. Mirush says:

    Po ky Emrush Suma… nga doli?

    1. Bekimi says:

      Ata sumës i thonë both, dhe zemrës i thonë loqe.

  10. Ilia says:

    Po c’fare Shqiptare jane keto mo? Keto jane shqipfoles muslimane ne Kosove dhe Maqedoni. Keto me shume kane lidhje me turqine se me Shqiperine

    1. kodra pas bregut says:

      Ata jane Shqiptare dhe Atdhetare pavarsisht se kane emra Myslimane .
      Cfare do te thonit ju per krejt Ameriken Latine qe nje Kuinkuiskador me 500 vete per 20 vjet u nderroi Identitetin dhe Fene dhe beri qe te flasin Spanjisht prej pothuaj Las Vegasit deri ne Antarktide !
      Po ju harruat qe ne Turqine e kishim jo vetem ne Sofer por dhe ne Qoshe per 500 vjet por na i Rruajti To.et sepse Gjuhen nuk na i ndryshoi .
      Greqia ?
      Kam qene atje , jane thjesht Arab dhe Turq .
      Te vetmit “”Greke ” dhe qe jane te bardhe jane vetem ARVANITASIT !

      1. Strong says:

        Je shum i sakte!

      2. WEB1 says:

        D.m th na dhjene ne koke 500 vjet por na lane gjuhen,il mor njeri shko pi ilacet ,akoma ju pseudo shqiptare duke i konsideruar pushtimet apo sundimet fitim prurëse

  11. Majmuni says:

    Mos e ka ket listen per Turqine??

  12. Meti says:

    … Po, po e vertete:

    KOQEVARET keshtu kane percare dhe prishur dhe imazhin e SHQIPERISE … i harruat “BEMAT” e tyre gjate viteve 90-te se cfare bene KOQEVARET ne Shqiperi ? … kur genjenin dhe mashtronin femren Shqiptare gjate viteve 90-te … keto “BEMA” nuk i harron sot asnje SHQIPTAR …

    1. Pjeter says:

      Ti Meti ato koqet vari ne qafe se me siguri te rrine per se mbari, por kujdes kur te luajsh koken se mos i thyen, e mbetesh edhe pa to pastaj.

  13. Kellira says:

    Menduh Thaci…
    AI qe i hodhi benzine zjarrit islamik te Maqedonise.
    Arber Xhaferri gaboi rende qe e dizenjoi si pasaardhes.

    https://www.youtube.com/watch?v=SEpaFVONhvk

  14. Bekimi says:

    Qenka edhe Emrush Suma!!!
    Po Lul Bytha nuk qenka në listë?

  15. Hypja grekve says:

    Po nodnje nga Kat bythqirat greke Skan mare I ka shkerdhyer turku tere jeten e mbajne veten is ortodoks.

  16. Baliu says:

    Po bosat e ketyre vartesve te tyre qe jan ne liste, Hashum Taqi dhe Kadri Teveqeli, ata shum “demokrat” te forte a?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje