Ilir Meta thyen heshtjen elektorale? Reagon PS: Mos i kërcëno njerëzit nëpër telefona

Ilir Meta ka shkuar në Berat, dhe raportohet se ka mbledhur drejtorët e LSI në zyrat e Bashkisë së Beratit.

Raportohet se ai u ka kërkuar angazhim maksimal në zgjedhje me tone shumë të acaruara.

Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i Partisë Socialishte.

Ja se çfarë i thotë Metës.

Reagimi i PS Berat

“O President! Eshtë heshtje elektorale sot O President!

Ç’punë ke në zyrat e Bashkisë në Berat, Skrapar, Kuçovë me drejtorët e LSI O President! Pse i kërcënon njerëzit nëpër telefona O President!

Qetësohu O President!

Lëre rehat Beratin se është ditë pushimi sot O President!

Qetësia dhe dashuria për njëri-tjetrin, e beratasve, skraparllinjve, kuçovarëve dhe tërë komuniteteve të këtij qarku, ka triumfuar tashmë mbi ankthet dhe ulërimat e dëshpërimit O President! Suksese ne jetë✌🇦🇱“.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...