Mapo deklaron mbështetjen për Ramën: 71 vota plus për reformizmin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në traditën e gazetave më të mëdha në botë njihet edhe ‘endorsement’ ose ndryshe mbështetja për një kandidat ose forcë të caktuar para votimeve.

Duke ndjekur traditen e saj, gazeta Mapo deklaron mbështetjen e saj për kryeministrin Edi Rama në këto zgjedhje.

Këtë mbështetje e argumenton drejtori i gazetës, Ervis Iljazaj në një editorial.

Si në çdo garë tjetër, edhe në politikë duhet të fitojë alternativa më e mirë. Në këto zgjedhje për disa arsye thelbësore, alternativa Rama është më e besueshmja.

Si askush me parë Rama tregoi që është një lider që ndan pushtet. Me marrëveshjen me Bashën dhe zgjedhjen e Metës President, tregoi modelin e një Kryeministri të përgjegjshëm. Për këtë sjellje politike populli shqiptar do ta shpaguajë.

Të gjitha shqetësimet për Ramës si i mbipushtetshëm, janë shqetësime false dhe të pabaza. Faktet tregojnë të kundërtën.

Çdo forcë politike historike dhe me traditë në një shoqëri, ka detyrimin të garojë për të fituar e vetme nëse vërtet beson se vlerat e saj i duhen një vendi për t’u zhvilluar.

Edi Rama në këto zgjedhje është fokusuar te mënyra e qeverisjes dhe ndryshimi i sistemit politik. Kërkon qeverisjen i vetëm për të rregulluar njëherë e mirë raportin midis vendimmarrjes, përgjegjësisë dhe llogaridhënies, aspekt thelbësor i një demokracie.

Deri më tani për shkak të koalicioneve që janë formuar për llogari të mirëfillta pushteti, ka pas një mangësi të theksuar të alternativave politike të qarta, që bazohen te vlerat, idetë dhe programet.

Reformat e ndërmarra, duke filluar nga ajo e arsimit, krijimin e tregut të energjisë, reforma territoriale, formalizimin e ekonomisë dhe kontrollit të territorit, kanë dhënë efektet e tyre pozitive në këta sektorë thelbësorë të shoqërisë dhe ekonomisë. Rruga drejt reformave duhet të vazhdojë edhe më e vendosur.

Rama ka një meritë të madhe në reformimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë duke e çuar atë drejt liberalizmit të majtë ose rrugës së tretë në trend me politikën europiane.

Me fitoren e Macron dhe Renzit qe pritet të rikthehet në drejtimin e Italisë por, edhe në shumë vende të tjera, Europa në vitet e ardhshme ka përcaktuar rrugën e saj ideologjike, që do të jetë ajo e reformizmit kundër rrezikut të populizmit, duke u bazuar te konkurrenca dhe liria e tregut në radhë të parë dhe, si pasojë e saj, te rishpërndarja që garanton një shoqëri të drejtë.

Nëse do ta krahasojmë me kandidatët e tjerë për Kryeministër, Edi Rama është në avantazh të theksuar për sa i përket staturës politike.

Lulzim Basha edhe pse një politikan i ri dhe premtues, është në këtë betejë për të forcuar lidershipin brenda Partisë Demokratike. Në këtë kuptim, nuk është ende gati për të drejtuar vendin. Ndërsa, Petrit Vasili, për shumë arsye, nuk mund të jetë kurrë gati,” shkruan Iljazaj/mapo.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Mapo deklaron mbështetjen për Ramën: 71 vota plus për reformizmin”

  1. titi says:

    Analize e sakte dhe e mencur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *