Policia godet tre raste për korrupsion pasiv në zgjedhje

Policia në Elbasan dhe  Gjirokastër vijojnë intesivisht punën për të garantuar zgjedhje të qeta dhe të sigurta.
Blutë vijojnë të parandalojnë personat që duan të ndërhyjnë në procesin e zgjedhjeve.

Sipas Policisë së Elbasanit është ndaluar një person me inicialet Xh.B për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje.

Ndërsa nga ana tjetër policia e Gjirokastrës ka goditur dy raste,  ku ka ndaluar shtetasin me inicialet D.A., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, është ndaluar për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.

Bëhet me dije se  shtetasi me i iniciale F.K., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, është ndaluar  për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.

NJOFTIMI I POLICISE ELBASAN

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin me iniciale Xh.B, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Nuk jepen të dhëna të tjera, pasi procedimi ndiqet me metoda speciale të hetimit.

NJOFTIMI I POLICISE GJIROKASTER

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër Seksioni kundër korrupsionit
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin me iniciale D.A., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin me iniciale F.K., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.

 

 

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Policia godet tre raste për korrupsion pasiv në zgjedhje”

  1. devi says:

    Po policia pse nuk jepe identitetet e plota te akuzuarve dhe se kujt subjekti i sherbejne, me siguri jane te leshelise se vetem ky subjekt kerkon te fitoje vota duke i blere ato me paret e vjedhura nga likja dhe moni.

  2. Evarist says:

    Duhet sinjalizuar dhe arrestuar ne Tirane polici rrugor ALTIN SHARKA i cili merr leke nga shoferet pasi i trajton si kafshe me arrogance. Eshte larguar nje here nga detyra ne 2015 dhe vazhdon prape me te njejtin avaz.

Lini një Përgjigje te Evarist Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *