Policia: Ja aparatet që po shpërndahen për fotografimin e votës

24 Qershor 2017, 19:33Kronika TEMA
Policia: Ja aparatet që po shpërndahen për fotografimin e

Përmes një deklarate për mediat, Policia e Shtetit  thotë se disponon informacione se grupe të ndryshme do të tentojnë fotografimin e votës ditës e zgjedhjeve duke përdorur pajisje të posaçme.

Deklarata e plotë e Policisë:

 Policia e Shtetit disponon informacion te mjaftueshem se elemente te caktuar kane ne perdorim dhe shperndare aparate (si ne foto), me te cilat do te tentojne te fotografojne voten si deshmi per voten e blere.

Policia e Shtetit thekson se do te jete shume e ashper per ndeshkimin e çdo krimi elektoral dhe ka marre te gjitha masat per t’ju pergjigjur ne kohe çdo eventualiteti.

Nen mbikqyrje po mbahen elemente me tendece blerjen e votes, ne procesin e 25 Qershorit.

Nga ana tjeter, Policia e Shtetit paralajmeron çdo qytetar qe ka rene pre e tentatives per shit-blerjen e votes te heqe dore ne kohe nga ky aktivitet kriminal, pasi do te perballet me forcen e ligjit.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur per te garantuar, ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine dhe organet e tjera ligjzbatuese, nje proces zgjedhor te qete dhe te drejte.

Siç ka deshmuar edhe ditete e fundit ne goditjen e tentativave per shit-blerjen e votes, Policia do te intesifikoje luften kunder ketij fenomeni per te mos deformuar vullnetin e lire te qytetareve.

2 komente në “Policia: Ja aparatet që po shpërndahen për fotografimin e votës”

  1. kombi says:

    ky aparat nuk mund te lejohet NE QENDER TE VOTIMEVE ,por foton ata e bejne me celular .NUK DUHET TE LEJOHEN AS CELULARET .

  2. Oresti says:

    I ka ble Rama votat kohë më parë dhe ju të policisë boll lehët se këlyshat e ramës dhe PS jeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje