Qendra e votimit në Këlcyrë mbetet pa komisionerë të opozitës, nuk përmbushin kriteret

24 Qershor 2017, 14:10Politika TEMA

Qendrat e Votimit në Këlcyrë kanë mbetur pa komisionerë të opozitës pasi kandidatët nuk përmbushin kriteret nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Në KZAZ 75 që i përket kësaj bashkie, në Qendrën e Votimit 4146 opozita nuk ka komisionerë. Një prej kritereve që komisionerët nuk përmbushin ka të bëjë me arsimin e përcaktuar.

Në total janë 7 komisionerë, 3 PS, 1 LSI, 2 PD dhe 1 PR. Tre komisionerë të opozitës mungojnë. Për rastin në fjalë është njoftuar KQZ dhe pritet zëvendësimi. Nëse nga opozita nuk ka komisionerë që përmbushin kriteret atëherë vendosen komisionerë kryesisht nga KZAZ. Zëvendësimi i anëtarëve dhe sekretarit të KQV-së bëhet, si rregull, me persona të cilët kanë trajnim për legjislacionin zgjedhor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje