Ronaldo merr një ofertë qesharake: Jemi më të mirët në Ligën e dytë, do të dhurojmë edhe një makinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Disa ditë më parë qarkulluan lajmet se Kristiano Ronaldo ka informuar klubin e Realit të Madridit se kërkon të largohet.

Lajmet erdhën pasi zyrtarët ligjorë të Spanjës thanë se Ronaldo u kishte ikur taksave në periudhën mes vitit 2011 dhe 2014, duke fshehur 14.7 milionë euro.

Parisi dhe Man Utd janë dy prej klubeve me të cilat është lidhur më së shumti Ronaldo këto ditë nga mediat për një kalim të mundshëm.

Tani, një ofertë e re ka ardhur në drejtim të Ronaldos, nga një skuadër irlandeze – Shountrade AFC, që është nga Limerick.

Klubi i ka dërguar një kërkesë zyrtare sulmuesit portugez dhe kërkesa është mjaft qesharake.

“Agjenti jot nuk na ka kontaktuar ende, por mos u mërzit. Para se të na pyesësh, përgjigja është po. Natyrisht do të ishim të kënaqur që të të merrnim.

Thonë se jeta ka të bëjë me kohën, dhe shikoje veten, je bërë i gatshëm tamam në momentin kur kemi nevojë për ty.

Në rast se nuk e di, në Ligën e Dytë të Futbollit ne jemi të rëndësishëm. Kemi përfunduar të tretit këtë vit në ligë. Kemi mundur të dalim më mirë por kemi pasur lëndime dhe dhimbje koke. Por cili klub nuk i ka këto probleme. Mos u shqetëso për paratë. Duhet vetëm të mbledhim pak fonde dhe do t’i kemi në dorë. Tani problemi është se nuk kemi fanellë me numrin 7 për ty, por kemi një me numrin 10 dhe emrin tënd në të. Një nga djelmoshat tanë do të sponzorizojë një veturë për ty”, thuhet në kërkesën e klubit të  Shountrade AFC.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *