Shkenca bën hapin e madh, zbulohet antibiotiku efikas kundër baktereve rezistente

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

eskperiment, mikroskop

Shkencëtarët kanë zbuluar antibiotikun e ri, i cili është shumë efikas kundër baktereve rezistuese ndaj agjentëve të njohur anti-mikrob.

Antibiotiku është gjetur në një mostër të tokës në Itali, më saktë në një bakter që gjendej në atë tokë dhe është quajtur pseudouridimicina “PUM”, shkruan AFP.

Antibiotiku PUM është prodhuar nga një bakter i gjetur në kampionin e tokes të marrë në Itali dhe u zbulua me anë të shqyrtimit in vitro të mikroorganizmave të tokës.

Ekipi hulumtues me pjesëmarrjen e grupit të Gianni Deho të Departamentit të Bioshkencës Departamentit të Universitetit Shtetëror ka zbuluar se PUM ka veprim të spektrit e gjerë ndaj baktereve të ndjeshme rezistente në antibiotikët aktualë, përveç se janë efikas dhe në trajtimin e infeksioneve bakteriale tek minjtë.

Në veçanti, studimi shpjegon se PUM – një analog i nucleosid trifosfati UTP, një nga “blloqet e ndërtimit” të përdorur për sintetizimin e RNA-së – frenon polimerazën bakteriale ARN (por jo humane) duke e zëvendësuar UTP dhe duke bllokuar kështu transkriptimin qelizor.

Ndërsa janë të njohura barnat antivirale që pengojnë ARN polimeraze të disa viruseve të tilla si HIV dhe HCV (dhe që kanë revolucionarizuar trajtimin e AIDS-it dhe hepatitit c), pseudouridimicina është antibiotiku i parë i zbuluar, i aftë të pengojë transkriptimin bakterial me një mekanizëm të ngjashëm.

Lidhja e PUM me ARN polimeraze bakteriale ndryshon nga ajo e rifampicinës, një antibiotik tjetër që pengon transkriptimin dhe i përdorur në trajtimin e tuberkulozit dhe profilaksinë e meningjitit të meningokokut.

Antibiotiku me sukses ka eliminuar spektrin e gjerë të baktereve në testet laboratorike. Provat klinike të “PUM” mund të fillojnë gjatë tri viteve të ardhshme, derisa antibiotiku në treg mund të gjendet pas dhjetë vjetësh.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *