Basha i jep zemër përfaqësueseve të PD-së në qendrat e votimit, ja çfarë mesazhi i dërgon

Lideri i Partisë Demokratike Luzlim Basha u ka nisur një mesazh privat strukturave, kandidatëve, numëruesve, komisionerëve dhe vëzhguesve ku i kërkon që të jenë vigjilent gjatë numërimit të votave.

“Te dashur kryetare, kandidate, numerues, komisionere dhe vezhgues: tani nis procesi vendimtar i numërimit te votave.

Te gjitha burimet tona flasin per nje vote masive te qytetareve per PD dhe FITOREN tone!

Tani eshte detyra juaj e shenjte te garantoni numerimin e cdo vote. Une dhe gjithe demokratet jemi ne krahun tuaj per tju mbeshtetur ne cdo cast. Pune te mbare dhe FITORE!,” shkruan Basha ne mesazhin e tij.

Ky mesazh vjen fill pas publikimit të sondazheve të cilat shpallin si fituese të zgjedhjeve Partinë Socialiste.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *