Ironia, Basha iu thotë shqiptarëve mos mungoni në votime, por atë se voton as gruaja e tij

Basha para pak minutash votoi. Ajo që ra në sy është fakti që e shoqja, Aurela, që ka qenë shumë aktive në fushatë, nuk ishte krah Bashës.

Gruaja e tij, Aurela Basha, disa vite më parë ka lënë nënshtetësinë shqiptare, për të marrë atë holandeze.

Për këtë arsye, ajo e kalon jetën mes Holandës dhe Shqipërisë.

Dhe, në kohën që vjen në Shqipëri, konsiderohet si emigrante, pasi nuk ka pasaportë shqiptare.

Ironia qëndron në faktin se Basha iu bën thirrje shqiptarëve ta votojnë, por në fakt nuk e voton as e shoqja.

Madje, Aurela Basha nuk ka mundur dot të marrë pjesë as në zgjedhjet, ku kandidoi dhe burri i saj për Bashkinë e Tiranës në vitin 2011, pasi nuk kishte shtetësi shqiptare dhe nuk figuronte në listat e zgjedhësve.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/11-43-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/11-43.jpg","attachment_id":"713325"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/222-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/222-3.jpg","attachment_id":"713326"}]
                 Loading...