Ironia, Basha iu thotë shqiptarëve mos mungoni në votime, por atë se voton as gruaja e tij

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Basha para pak minutash votoi. Ajo që ra në sy është fakti që e shoqja, Aurela, që ka qenë shumë aktive në fushatë, nuk ishte krah Bashës.

Gruaja e tij, Aurela Basha, disa vite më parë ka lënë nënshtetësinë shqiptare, për të marrë atë holandeze.

Për këtë arsye, ajo e kalon jetën mes Holandës dhe Shqipërisë.

Dhe, në kohën që vjen në Shqipëri, konsiderohet si emigrante, pasi nuk ka pasaportë shqiptare.

Ironia qëndron në faktin se Basha iu bën thirrje shqiptarëve ta votojnë, por në fakt nuk e voton as e shoqja.

Madje, Aurela Basha nuk ka mundur dot të marrë pjesë as në zgjedhjet, ku kandidoi dhe burri i saj për Bashkinë e Tiranës në vitin 2011, pasi nuk kishte shtetësi shqiptare dhe nuk figuronte në listat e zgjedhësve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/11-43-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/11-43.jpg","attachment_id":"713325"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/222-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/222-3.jpg","attachment_id":"713326"}]

3 komente në “Ironia, Basha iu thotë shqiptarëve mos mungoni në votime, por atë se voton as gruaja e tij”

  1. Trimi says:

    Shrimp vari lesht clidhje ka ky artikull.

  2. rob i zotit says:

    artikull shume banal, thuhet merr pjese aktive ne fushate por nuk ka te drejte vote, pra duhet rregulluar kodi zgjedhor-kush punon, jeton dhe jep taksat ne shqiperi te votoje, ndersa kush nuk eshte ketu ne shqiperi ( qofte shqiptar apo jo) nuk ka pse te vendose sesi ne do veprojme ne qe jetojme ketu me taksat tona. Emigrantet shqiptare qe jane jashte territorit shqiptar nuk kane pse te vendosin per shqiperine, kur nuk paguajne asnje kokerr leku per kete vend.

  3. ganiu says:

    Shkrim idiot.
    Jozef Daul mbështet po ashtu Bashën.
    Por dhe ai se ka votuar asnjëherë.

Lini një Përgjigje te ganiu Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *