Izraeli sulmon Sirinë pas incidentit me predha artilerie

25 Qershor 2017, 11:29Bota TEMA

Forcat ajrore të Izraelit kanë njoftuar se kanë kryer sulme brenda Sirisë në përgjigje të disa predhave artilerie që u hodhën në Golan, territor i kontestuar izraelit.

“Në përgjigje të sulmit me mbi 10 predha artilerie të nisura nga Siria, aeroplani i forcave ajrore izraelite goditi vendin se prej nga janë nisur ato”, ka njoftuar ushtria izraelite përmes Twitterit.

Predhat e artilerisë thuhet se u ulën në Golan, vend sirian i cili është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Ky është ende vend “i diskutueshëm” mes  Izraelit dhe Sirisë.

Gazeta izraelite Haaretz ka raportuar për një burim ushtarak të ketë thënë se predhat kanë ardhur si shkak i përleshjeve në luftën e vazhdueshme civile në Siri.

Ushtria izraelite paralajmëroi civilët në këtë zonë, duke u thënë atyre të shmangin zonën përgjatë kufirit të diskutueshëm.

1 komente në “Izraeli sulmon Sirinë pas incidentit me predha artilerie”

  1. e di si eshte puna says:

    Long Life Israel!
    Lartesite Golan kane qene te pushtuara nga Siria dhe jane cliruar nga Izraeli dhe jo e kunderta! Gazetare DEBILA!
    Izraelitet jane populli me i lashte ne ato hapesira (si shqiptaret ne Ballkan), ndersa arabet jane ardhacake ne trojet e izraeliteve (si sllavet ne Ballkan)!
    QARTE!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje