Meta mesazh të fortë pas votimit: Liria dhe dinjiteti i shqiptarëve nuk kanë çmim, ja kë duhet të ndëshkoni

“Të ndëshkohen sekserët. Liria dhe dinjiteti i shqiptarëve nuk ka çmim.”

Kështu është shprehur presidenti i zgjedhur Ilir Meta pasi ka votuar i shoqëruar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi dhe vajza e tyre.

Meta deklaroi se qytetarët duhet të thonë fjalën  duke votuar kundr personave që bëjnë presion.

“Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë. Le të jetë festë demokracie për vendin.

Të jetë dita e qytetarëve dhe jo e politikanëve. Qytetarët duhet të thonë fjalën e tyre. Kam një mesazh .

Ata duhet të votojnë kundër kujdo që bën presion për lirinë e votës, kujdo që do të blejë të ardhmen e tyre. Shqiptarët do tregojnë që liria e tyre nuk ka çmim,” tha Meta.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...