Ministria e Punëve të Brendshme jep alarmin: Qindra denoncime për blerje të votave

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se është shtuar numri i denoncimeve për rastet e dyshuara të veprës penale të shitblerjes së votave dhe intimidimit të votuesve.

Përmes një deklarate për median ministri jep alarmin se pranë grupeve të posaçme të ngritura në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit kanë mbërritur qindra denoncime që flasin për një fenomen në rritje të tentativave për blerje të votave.

Në këto kushte, Ministria e Punëve Brendshme iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e personave që kryejnë këtë vepër penale e cila dënohet me ligj. “I inkurajojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të tentativës për blerje të votës apo intimidime të tjera në numrin e Policisë së Shtetit 112 ku anonimiteti i denoncuesit është i sigurt; dhe për raste të abuzimit të punonjësve të policisë me detyrën në numrin 08009090”, – thuhet në njoftimin për shtyp.

“Sqarojmë të gjithë qytetarët se për shkak të kufizimeve të posaçme ligjore për rolin e policisë së Shtetit gjatë ditës së zgjedhjeve, të denoncojnë zyrtarisht në numrin 112 në mënyrë që Policia e Shtetit të veprojë për të vendosur para ligjit abuzuesit. U bëjmë thirrje edhe anëtarëve të Komisioneve të Qendrave të Votimit që për çdo rast parregullsie të njoftojnë KZAZ-në, e cila është autoriteti ligjor që duhet të njoftojë Policinë e Shtetit për të rikthyer normalitetin në Qendrat e Votimit.

Ministri i Punëve të Brendshme,Dritan Demiraj garanton të gjithë qytetarët se çdo krim elektoral do të ndëshkohet me rreptësi sipas parashikimeve ligjore. Ai u bën thirrje edhe subjekteve politike që të ulin tensionet dhe të punojmë bashkërisht për një proces zgjedhor të qetë”- thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Ministria e Punëve të Brendshme jep alarmin: Qindra denoncime për blerje të votave”

  1. vlora.vlora says:

    epo deri dje ia hidhnit fajin tahirit, tani kush do e mbaje pergjegjesine nderi kombit ?

  2. Shqip says:

    Prandaj hyne ne cader per te bere rremuje. PD LSI nuk rrine dot Po deshe shtet nxorem jashte loje LSI dhe lul bashen .

  3. tr says:

    CFARE EN POLICIA KUR VOTAT LIHEN , DERI DJE THATE I KEMI MARRE MASAT .
    JU KENI MARRE VETEM POSTET MINISTRORE ,ASGJE TJETER.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *