Misteri i gruas së Bashës, a po përgatitet kreu i PD-së të rikthehet përfundimisht në Holandë?

25 Qershor 2017, 15:21Politika TEMA

Pavarësisht premtimit të një “Republike të Re” të bashkëshortit të saj, Aurela dëshiron që dy vajzat e saj të mos ndajnë fatin e fëmijëve të tjerë shqiptarë dhe të arsimohen e të rriten jashtë vendit.

Është një fakt i njohur që Aurela ka hequr dorë nga nënshtetësia shqiptare në vitin 2004, vitin që u pajis me pasaportë holandeze.

Vendimi për të lënë shtetësinë shqiptare, në atë kohë ishte një zgjedhje personale e Aurelës, sepse ligji holandez e lejon dyshtetësinë dhe Aurela nuk ishte e detyruar të hiqte dorë. (shih ligjin holandez për dyshtetësinëhttps://www.government.nl/topics/dutch-nationality/contents/dual-nationality)

Pak kohë më pas, tashmë si shtetase holandeze, Aurela vendosi të kthehej në Shqipëri për të ndjekur karrierën politike të bashkëshortit të saj, por ndonëse ekziston një procedurë e përshpejtuar për rifitimin e nënshtetësisë shqiptare ajo kurrë nuk ka bërë ndonjë kërkesë për t’u ripajisur me pasaportë.

Praktikisht, e pabesueshme, por e vërtetë, Aurelës i duhet të ripërtërijë në mënyrë të vazhdueshme lejen e saj të qëndrimit, për të jetuar në Shqipëri.

Misteri i këtij veprimi, që midis të tjerash ka penguar Aurelën të votojë në shtatë palë zgjedhje, duket se qëndron tek plani i bashkëshortes së Bashës për t’u kthyer së shpejti në Holandë bashkë me Bashën, përfundimisht. Aurela e ka kuptuar që i shoqi nuk mundet të fitojë kurrë, ndaj dhe nuk është lodhur të bëjë procedura.

Aurela duket se ka të qartë që dëshiron të arsimojë dhe të shpërngulë familjen e saj në një të ardhme të afërt në Holandë e bashkë me Bashën të jetojë përfundimisht atje. Aurela e ka kuptuar që Basha zor se do fitojë ndonjëherë ndonjë palë zgjedhje, veçse ku i dhurohet fitorja, ndaj edhe vajza e madhe e çiftit, e lindur në vitin 2006 në Holandë, gëzon gjithashtu vetëm nënshtetësinë e nënës dhe kjo e bën më të lehtë zhvendosjen e familjes.

Mesa duket, Basha e sheh të ardhmen e tij pas këtyre zgjedhjeve në Hollandë.  Duke e bërë atë që përfundimisht të mos votojë më për veten e tij, duke u shpërngulur një herë e mirë andej nga erdhi.

14 komente në “Misteri i gruas së Bashës, a po përgatitet kreu i PD-së të rikthehet përfundimisht në Holandë?”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kur voten nuk ta jep gruaja,mos prit nga te tjeret !

  2. eli-tiv says:

    ..edhe basha eshte sjelle si i perkohshem …ne asnje vene nuk ka punuar…por thjesht ka perfituar..p.sh leje qe i dha vetes per banesen e tij…tregon qarte qe ate se lidh asgje me detyren qe kishte e keshtu kudo…nuk behet fjale ketu per reputacion si poltikan apo intelektual.. ose si qytetar..Thjesht basha eshte i punsuar sezonal tek familja berisha…..qe se fundi nuk i pelqen me..te shohim..

  3. Milan says:

    Hajt rruge te mbare e MOS u kthefshi me kurre

    1. spartaku says:

      Ishalla! Rruge te mbare dhe mos u kthefte me kurre. Basha e ka koken ne hollnde.Dhe mire e ka,perse duhet te jetoi ne shqiperi,kur ne Hollande i ka te gjitha te mirat? Ai eshte budalla qe futet ne kthetrat e politikes.Ai eshte megallomen,se per t’u dukur u fute politikes.Me budalla se Berisha,idjoti.

  4. Tironsi says:

    … O shqiptare gruaja e Bashes eshte mbesa e firmes me te madhe Piramidale “VEFA” , nderkohe qe te dy prinderit e BASHES kane punuar tek firma “VEFA” ku bene para qe mburret sot Basha … nderkohe qe gruaja tij iku / arratis me thase plot leke ne ITALI dhe me pas njerez te lidher me firmat e hedhin ne HOLANDE ilegalisht … dhe si e njohur me familjen e BASHES, Ajo martohet me LULIN duke fshehur ne kete menyre gjithe ato para te vjedhura popullit …

    Te tjera fjale qe thote sot BASHA , jane komplet genjeshtra dhe mashtrime … BASHA eshte i ardhur (ne moshe te vogel) ne TIRANE dhe genjen apo ka fallcifikuar dokumentin e lindjes se gjoja ka lindur ne TIRANE , ashtu sic ka bere dhe BERISHA dhe plot Veriore te tjere …

  5. Zhozituta says:

    Vafshi e mos e kthfshi!

  6. Vezhguesi says:

    Mero, te pershendes!
    Nuk votova dhe nuk do votoj sepse Saliu eshte pleher dhe Edi eshte legen.
    Çfaredo qe te shkruash ti sot, neser i ke bashke ne qeveri Lulin dhe Ilirin.
    Ed Droga mori rrugen per Janine.??
    Me vjen keq qe aleancen e re qeverisese po e terezit nje pleh si Sali Berisha.
    Mbaj mend nje gjë, per aq mire sa e njoh une Berishen, te gjitha “rrufete” e tij do bien mbi ty. Eshte besimtar i mire ai: nuk i fal renegatet!
    Na çave menderen ti e Çim Peka, gazetarë mercenarë qe nuk jepni nje lajm por vetem propagande. Jeni bere si qofte largu Fahri Pilaf Bahlliu.?

  7. VEFA says:

    … Gruaja BASHES eshte mbesa firmes Piramidale “VEFA” ku dhe 2 prinderit e BASHES kane punuar ne zyrat e “VEFAS” duke perfituar shuma parash te popullit dhe me keto para derguan BASHEN per shkolle ne HOLLANDE, ku e priste e njohura me familje, mbesa “VEFAS” e cila ne 96-ten i u arratis ne ITALI dhe me pas njerez te inkriminuar e hodhen ne HOLLANDE ilegalisht ku SOT rron me shtepi te blere me leket e populli …

  8. ajax says:

    Tema me vjen keq per ju qe thoni ne Holande lekohet dyshtetesia,ka sh.rregulla.Sh.emigrante i kane 2shtetesite si psh,marokenet,turqit i kane te dyja pershqiptaret ka rregulla specifike po ja shpjegoje,gruaja ime eshte shqiptare por ka vetem pasaporten holandeze,sepse ka qene me dokumente pune dhe duhet te zgjidhte o njeren o tjetren,une i kam te dyja se jam martuar me holandeze.Ky eshte edhe rasti i znj Basha por ajo po te deshiroje e merr sh thjeshte se Luli e ka pasporten shqiptare.

  9. shvejk says:

    Vezhgues, ti nuk je vezhgues , ti je thjesht qorr.

  10. Sa per te mashtruar popullin. says:

    Me sa po duket artikullshkruesi nuk e njifka ligjin e dy-shtetesise mire ne Holande.
    Ligji Holandez e ndalon absolutisht 2 shtetesine sidomos per shtetasit europjane.ketu bejne prejashtim vetem shtetet e lartpermenduara. Marroku,Turqija,Tunizija e disa shtete te tjera. qe u lejohet me ligj 2 shtetesija. Ne fakt jane shtetet qe ju keqtrajtohet dhe diskriminohet me shume popullsija pikerisht ne lidhje me dy-shtetesine qe kane, dhe origjinen e tyre.Ndersa Aurela pa dashur ta mbroj,ska pas rruge tjeter, ose te mbaje shtetesine shqiptare,dhe ta kishte jeten te kufizuar ne shume aspekte, ose te hiqte dore nga shtetesija shqiptare dhe te merrte ate Hollandese kur cdo njeri i mencur i di fort mire pivilegjet qe i jep pashaporta holandeze. Dhe kete e di shume mire pasi jetoj gati 27 vite ne holande dhe te njeten procedure kam kaluar edhe une, dhe kuptohet per interesat e mija kam zgjeth shtetesine holandeze.

  11. spartaku says:

    Opo nuk paska ca sy te “bukur” kjo Aurela,si te maces.Megjithse,maces i mere te keqen ajo se macja eshte e e bukur dhe e perkedhelin te gjithe,por kjo t’a shpif.

  12. perkthyesi says:

    Do perbente nje lajm te gezuar largimi i tij per ne vendin e tulipaneve! Pse, – lind pyetja! Pegjigja eshte e thjeshte. Ky mashtrues i nje kalibri shume te madh, kur ishte kryebashkiak, na premtoi shume gjera per Tiranen, por, kur e realizoi qellimin e tij, sic e dine te gjithe, na habiti dhe na la me gisht ne goje. Gjate fushates qe sapo u mbyll, cfare nuk na tha, por une per vete i mora si perrallat e gjyshes, te cilat i degjoja me kersheri, pasi i merrja si te verteta, ndersa keto brockullat e ketij kameleoni, mundohesha ti harroja sa me shpejt, e ti fshija menjehere nga kujtesa! Sinqerisht, eshte ndoshta lajmi me i mire i ketyre diteve perveluese qe po degjoj!

  13. Miku says:

    Shkrim i botuar diten e zgjedhjeve si thashetheme pazari. Gazetar militant e a matin. E komentues mjerane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje