Plagosja e aktivistit të LSI-së në Shëngjin, policia zbardh ngjarjen, pranga një personi

Policia ka zbardhur ngjarjen e Shëngjinit në Lezhës, ku rreth 100 metra larg qendres se votimit mbeti i plagosur aktivisti i LSI-së Florian Dushku. Ngjarja u shënua paraditen e 25 qershorit

Zyrtarisht policia ka dhënë versionin se ngjara ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Në deklaratën zyrtare thuhet se dy grupe të rinjsh u konfliktuan para ambienteve të një lokali në afërsi të një qendre votimi dhe njëri prej tyre qëlloi në ajër me armë zjarri.

LSI menjëherë pas konfliktik e ka konsideruar për  motive politike dhe reagoi ashper.

Nga përplasja mes të rinjve raportohet se mbeti i plagosur Florjan Dushku banues në Lezhë.

Policia ka arrestuar Aleksandër Ujkën për mos kallëzim krimi dhe shpalli në kërkim tre të rinj me iniciale : G.M, S.N, D. N të gjithë me banim në Lezhë.

Në vendngjarje u sekuestruan një automjet tip Benz, dy shkopinj gome dhe një gëzhojë.

Ilir Meta udhëtoi drejt Shëngjinit për t’u interesuar për shëndetin e të plagosurit dhe akuzoi Rilindjen se po kërkon të kthejë Shqipërinë në një Lezhë siçilian

Pas deklaratave të Ilir Metës reagoi Partia Socialiste në Lezhë. Në reagim shprehej keqardhje që partia e Presidentit të zgjedhur , sipas tyre nuk ndalet në përpjekjen për të tensionuar zgjedhjet.

PS e Lezhë akuzoi Presidentin e zgjedhur se për herë të dytë bën thirrje në Lezhë për dhunë dhe i kërkoi të mos bëjë presion me militantët.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Plagosja e aktivistit të LSI-së në Shëngjin, policia zbardh ngjarjen, pranga një personi”

  1. XheJ eN Bi says:

    Nuk kishte ndonje zarf per Florian Dushkun,apo nuk pine kafe ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *