Prestigjiozja spanjolle “Eldiario”: PS kërkon fitoren në kryeqytet, Veliaj transformoi Tiranën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mediat spanjolle shohin socialistët si fitues të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Tiranë. 

Në artikullin e saj, prestigjiozja spanjolle “Eldiario” shkruan se e majta kërkon shumicën në kryeqytet, që nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj ka pësuar një modernizim dhe një ndryshim radikal.

“Socialistët kërkojnë mazhorancën në Tiranë, duke qenë se 34 nga 140 deputetë dalin nga kryeqyteti, i cili në drejtimin e kryebashkiakut socialist Erion Veliaj është modernizuar dhe transformuar në mënyrë rrënjësore”, raporton “Eldiario.es”, duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të pastra, si provë e një pjekurie demokratike dhe prirjes së klasës politike shqiptare për të afruar vendin drejt Bashkimit Evropian.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *