PS reagon pas deklaratave të Metës: Po shkel me të dyja këmbët Kodin Zgjedhor, thirrjet e tij janë të dënueshme moralisht, politikisht dhe ligjërisht

25 Qershor 2017, 13:33Politika TEMA

Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratave të Metës i cili tha se kam ardhur në Lezhë me eskortën time dhe miqtë e mi për të mbrojtur votat

Përmes një deklarate për median PS shpreh keqardhjen për sjelljen antiligjore te Presidentit te zgjedhur Ilir Meta, i cili po shkel me te dyja kembet Kodin Zgjedhor qysh prej dites se djeshme dhe sot ne vazhdim.

“Perpjekja e zotit Meta per te tensionuar situaten, me deklarata te papergjegjshme dhe deklaratat zyrtare te LSI-se me akuza vulgare ndaj socialisteve dhe vete Policise se Shtetit, jane te denueshme moralisht, politikisht dhe ligjerisht”- thuhet në deklaratë.

Më tej Partia Socialiste u ben thirrje te gjithe qytetareve shqiptare te marrin pjese masivisht ne votim dhe u kerkon te gjithe ekipeve elektorale, votuesve, mbeshtetesve si edhe simpatizanteve te saj, te ruajne qetesine.

Deklarata e plotë

Partia Socialiste e Shqiperise shpreh keqardhjen per sjelljen antiligjore te Presidentit te zgjedhur Ilir Meta, i cili po shkel me te dyja kembet Kodin Zgjedhor qysh prej dites se djeshme dhe sot ne vazhdim.

Perpjekja e zotit Meta per te tensionuar situaten, me deklarata te papergjegjshme dhe deklaratat zyrtare te LSI-se me akuza vulgare ndaj socialisteve dhe vete Policise se Shtetit, jane te denueshme moralisht, politikisht dhe ligjerisht.

Partia Socialiste u ben thirrje te gjithe qytetareve shqiptare te marrin pjese masivisht ne votim dhe u kerkon te gjithe ekipeve elektorale, votuesve, mbeshtetesve si edhe simpatizanteve te saj, te ruajne qetesine.

Mos bini pre e provokimeve skandaloze te Presidentit te zgjedhur e te eksponenteve te partise se tij, sidomos te “vezhguesve” te LSI qe ne disa zona jane elemente me precendente penale. Ruani qetesine.

Beni detyren patriotike ndaj Shqiperise sot me voten tuaj dhe perballoni me shume vetepermbajtje, ofensiven mizerabel te Presidentit te zgjedhur mbi procesin zgjedhor.

Keto zgjedhje, jane nisur per te qene me cdo aspekt me te mirat qe Shqiperia ka zhvilluar ndonjehere, prandaj cdo zgjedhes e zgjedhese qe merr pjese me qetesi e qytetari ne votime, pavaresisht per ke voton, jep nje kontribut te shkelqyer qytetar e atdhetar.

Partia e Presidentit te zgjedhur, nuk mund, nuk duhet dhe nuk do t’ua prishe dot kete feste demokratike Shqiperise e shqiptareve. Sa me shume njerez ne votime sot, aq me e sigurte, me e forte, me e mire, Shqiperia neser.

2 komente në “PS reagon pas deklaratave të Metës: Po shkel me të dyja këmbët Kodin Zgjedhor, thirrjet e tij janë të dënueshme moralisht, politikisht dhe ligjërisht”

  1. Mbare populli shqiptar says:

    Harram e paci voten dhe fitoren e sigurte te 25 qershorit ,nqs nuk e rrezoni Meten kokelope per president.Urojme me zemer te mos ja arrije asaj dite , marrte perendia haken e ketij populli

  2. kombi says:

    Zbatonj ligjin ,mjaft me durim dhe tolerance me kermaft e LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje