Rrëfimi prekës/ Vështirësitë dhe jeta me sfida e dy vajzave të paralizuara që në moshë të re

25 Qershor 2017, 15:27Sociale TEMA

Adivia ka ftuar miken e saj me aftësi të kufizuara, Elën në rubrikën “Ka një mesazh për ty ” në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për t’i thënë që duhet të jetë e fortë dhe t’ia dalë, pasi ka shumë dashuri përreth saj dhe se jeta është e bukur edhe në karrige me rrota.

Adivia, me origjinë nga Mati dhe banuese në Durrës, rrëfen se që në vogëli ka vuajtur nga poliartrit reumatoid, ndaj mjekët u dorëzuan dhe nuk i dhanë shpresë shërimi.

Por me këmbënguljen e prindërve të saj, ndodhi mrekullia dhe ajo u shërua nëpërmjet mjekimit alternativ.  Atvia vazhdoi një jetë normale, por sëmundja iu rikthye më egër në moshën 11 vjeçare, kur iu desh të luftonte mes jetës dhe vdekjes.

“Kam kaluar shumë sfida, por një ndër më të fuqishmet ka qenë, pasi unë u përmirësova. Kisha vullnet të bëja shumë gjëra ndërkohë që erdhi demokracia dhe shpresa për të gjithë, ndërsa për mua jo. Por unë e kërkoja sfidën kudo. Vëllezërit më blenë një makinë, ishte krejt e paimagjinushme që unë të mësoja makinën. Unë e provova se kisha filluar të aktivizoja pak këmbët, domethëmë aq sa kishin mbetur normal, aq sa sëmundja ime kishtë lënë për mua, unë fillova t’i shfrytëzoja.”

Adivia shprehet se mjeku nuk pranonte që t’i nënshtrohej testit të patentës, edhe pse ajo kishte 11 vite që ngiste makinën.

Pas falë këmbënguljes së saj, mjeku u dorëzua dhe prej 2 vitesh ajo është shofere e rregullt me patentë.

Adivia është aktiviste për personat me aftësi të kufizuara dhe drejton shoqatën e paratetraplegjikëve në Durrës, e nxitur nga ajo çka dëshironte që të bënin të tjerët për të.

Për sa i përket Elës, tregon se janë njohur nëpërmjet një miku të përbashkët dhe se kanë komunikuar për një periudhë të gjatë në rrjetet sociale, por një ditë vendosin t’i bëjnë një surprizë Elës, ku u takuan për herë të parë.

Adivia thotë që ajo është e mbyllur në vetvete, pasi është paralizuar që në moshën 15-vjeçare dhe është pesimiste për gjendjen e saj.

“Ela ka dhe një vështirësi tjetër që ndoshta i bëhet barrierë. Ajo ka vështirësi në të folur, pra nuk artikulon mirë. Paraliza e saj e ka penguar edhe në të folur. Këtë dua t’i them Elës sot, kur ke njerëz që përkujdesen për ty, kur ke njerëz që të flasin dhe të duan, jeta bëhet e bukur edhe në karrige me rrota!”

Ajo tregon se personat me aftësi të kufizuar kanë nevojë për hapësirë në shtëpi, gjë që Ela nuk e ka, ndaj ka vështirësi në të lëvizur dhe se shpesh herë “xhelozon” dhe shpreh dhimbje për Adivian, duke e quajtur më aktive, pasi ajo jeton në periferi të Shkodrës dhe nuk ka mundësi të shëtisë.

Ela pranon të jetë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe kur shikon në ekranin e murit ndarës Adivian emocionohet dhe preket shumë.

Adivia Zemër, të kam gënjyer gjithë rrugës. Nuk shkova në aktivitetin “Pranvera poetike durrsake”, por erdha te ty sepse unë doja që të ishe këtu. Dua të të them që nuk duhet të shprehesh më pesimizëm, siç të kam thënë shpesh herë nëpër mesazhe. Kur ke dikë që përkujdeset për ty, kur ke njerëz që të rrethojnë, që të duan, që flasin çdo ditë me ty, jeta është e bukur Ela edhe në karrige me rrota!

Adivia i kërkon Elës që të dalë më shpesh sepse përndryshe do ta bllokojë dhe nuk do t’i flasë më. Ela ka botuar një libër me poezi, të titulluar “Lotët e lules”, nga ku përzgjedh një poezi për ta recituar Arditi.

Bisedoj me ëngjëllin vetëm për dashurinë dhe djalli ka xhelozi

Bisedoj me djallin vetëm për dashurinë dhe ëngjëlli ka xhelozi

Grinden së bashku, ëngjëlli dhe djalli, se kush do të më marrë

A mos ndoshta djalli është më i bukur?

A mos ndoshta ëngjëlli është më i lumtur?

Pyetje i bëj vetes se kush do të më marrë

Ëngjëlli apo djalli?

Por poezia që i pëlqeu më tepër Arditit është “Besoj”.

Besoj në Zotin se ai më krijoi

Besoj në Zotin se ai më ndihmoi

Më fali një jetë, më fali dashurinë

Dhe nga unë largoi fatkeqësinë

Ai që më la të jetoj

Ai që vetminë ma largoi

Ai që një shpirt të pastër më dhuroi

Vetëm në të unë besoj

Ela i dhuron librin e saj Arditit dhe përqafohet me Adivien. Altin Driza i dhuron Elës një karrige elektrike, me të cilën mund të përshkojë 40 km, në mënyrë që të shëtisë më tepër.

Dy mike të ngushta me aftësi të kufizuara na treguan se sa falenderues duhet të jemi ndaj Zotit për mundësitë që na ka dhënë./ tvklan.al

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje