TRAGJEDIA/ 120 persona vdesin në Pakistan nga një shpërthim

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ekipet e shpëtimit në Pakistan kanë njoftuar se më shumë se 120 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar në një autostradë në jugperëndim të qytetit të Multan, pasi një kamionë cisternë me karburante u përmbys duke shpërthyer.

 

Kamioni u përmbys në mëngjesin e ditës së sotme pasi ngasësi i kamionit e humbi kontrollin.

Kreu i ekipit të shpëtimit në provincën e Punjabit, Rizwan Naseer, është cituar të ketë thënë, se shumë persona tashmë janë vështirë të identifikueshëm, si shkak i zjarrit të madh.

Zyrtari i lartë i qeverisë lokale, Rana Mohammad Saleem Afzal, i ka thënë televizionit shtetëror se numri i të vdekurve ka shkuar në 123 ndërsa më shumë se 100 janë të lënduar.

Ushtria paksitaneze ka deklaruar se do të dërgojë disa helikopterë për të larguar të lënduarit nga vendi i ngjarjes.

Televizioni Geo, ka cituar disa dëshitarë të cilët kanë thënë se disa persona kanë qenë duke konsumuar duhan, çka sipas tyre mund të ketë qenë shkaku i nisjes së zjarrit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *